Stafi mjekësor i Spitalit Rajonal Berat në vetëkarantinim

Stafi mjekësor i Spitalit Rajonal Berat në vetëkarantinim


Një mjeke nga lagjia “Kala” një infermier dhe shoferi i ambulancës,kanë shkuar rreth orës 09:30 të  mëngjesit të sotëm në një banesë në lagjen “Çlirim”,ku janë njoftuar për një paciente asmatike në gjendje të rëndë. Pasi kanë shkuar në banesën e 50-vjeçares, stafi mjekësor ka konstatuar se, pacientja ishte e qetë nuk kishte shenja klinike të krizës asmatike, nuk kishte temperaturë dhe shenjat vitale ishin normale.

Lexo: Mbyllet kufiri me Greqinë

Pacientja i ka referuar stafit mjekësor të Spitalit Rajonal Berat se,kishte prej disa ditësh kollë dhe dhimbje fyti,por i ka gënjyer ata për ardhjen e saj nga Italia 1-javë më parë. Kur stafi mjekësor e ka pyetur nëse ka udhëtuar jashtë shtetit së afërmi ose nëse ka pasur kontakte me persona që kanë jetuar në Itali, pacientja u është përgjigjur “Jo”.

Por, pasi kanë dalë jashtë banesës, stafit mjekësor i është referuar nga fqinjët se gruaja kishte ardhur nga Italia një javë më parë, fakt që është konfirmuar edhe nga pacientja pas rikthimit të menjëhershëm të stafit sërish në banesë.

Në këto kushte,është njoftuar menjëherë 127 dhe epidemiologu për marrjen e mostrës së pacientes. Njëkohësisht janë marrë edhe mostrat e stafit mjekësor të Spitalit Rajonal Berat,që ishin në kontakt me pacienten,të cilët janë vetëizoluar deri në ardhjen e përgjigjes së analizave të tamponëve.

Burimi: Top Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0