“Squid Game” shpëton industrinë e veshjeve në Korenë e Jugut! “Bum” kërkesash për Halloween - Business Magazine Albania

“Squid Game” shpëton industrinë e veshjeve në Korenë e Jugut! “Bum” kërkesash për Halloween

Veshjet e gjelbra “Made in Korea” dhe kostumet rozë të veshura nga personazhet në hitin global të Netflix “Squid Game” kanë rezultuar në një “minierë ari” para Halloween për industrinë e veshjes së Koresë së Jugut që mezi po mbijetonte gjatë pandemisë.

Një fabrikë veshjesh prej 500 metrash katrorë në lagjen Seongbuk të kryeqytetit Seul gumëzhinte këtë javë, nga zhurmat e forta të makinave të qepjes që po punojnë me kapacitet të plotë për të përmbushur porositë.

“Tetori është zakonisht një muaj i ngadaltë për industrinë e qepjes, por falë Squid Game dhe Halloween, ne po përpiqemi të qepim,” tha për Reuters pronari i fabrikës Kim jin-ja, 54 vjeç. “Tani po qepim 6000 tuta me ngjyrë jeshile për të vegjlit dhe fëmijët”.

Kim thotë se shitjet e saj vjetore prej 1.5 miliardë ëon (1.27 milionë dollarë) ranë në një të tretën e asaj që ajo bënte pas goditjes së pandemisë COVID-19. Shumica e porosive të saj vinin nga Japonia, por kufizimet e udhëtimit e detyruan atë të mbyllej në gusht dhe shtator.

Ajo tani shpreson që porositë të zgjasin pas Halloëeen dhe sheh shanse më të mira për eksporte të rinovuara me etiketat “Made in Korea”.

Industria e veshjeve të Koresë së Jugut kishte qenë në rënie edhe para pandemisë me nivele më të larta pagash duke e bërë të vështirë konkurrimin me Kinën, Vietnamin ose Indonezinë.

Burimi: Reuters 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0