Spotify i disponueshëm në Ballkanin Perëndimor nga 15 korriku

Spotify

Spotify, aplikacioni i shërbimit të muzikës digjitale, që ofron akses në miliona këngë, nga data 15 Korrik do të jetë i disponueshëm edhe për Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi.

Aplikacioni numëron rreth 130 milionë përdorues me pagesë dhe ofrohet në më shumë se 101 vende të botës. Nga data 15 Korrik do të jetë i disponueshëm përfshirë edhe disa vende të tjera të Ballkanit Perëndimor si Serbia, Kroacia, Bosnje Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut.

Lexoni: Defiçiti buxhetor në SH.B.A. në qershor shënon rekordin prej 864 miliardë dollarësh

Shërbimi i muzikës digjitale shtoi 6 milionë abonentë me pagesë vetëm gjatë periudhës së izolimit të koronavirusit, ndërsa në total numri i përdoruesve aktivë të platfomës u rrit me 31%.

Aplikacioni Spotify është një prej shërbimeve të  muzikës me rritjen më të shpejtë dhe në shtetet ku do të ofrohet së fundi ka qenë i padisponueshëm.

Vizitorët nga këto vende përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën e kishin të pamundur shkarkimin e tij përmes dyqaneve të aplikacioneve si App Store dhe Google Play.

 

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale