Banka Qendrore Europiane promovon stafin që “ka kontakte e duhura” në vend të atyre që performojnë mirë në punë, kanë pohuar punonjësit në një sondazh sindikal.
Një studim i veçantë vitin e kaluar gjithashtu tregoi rritjen e niveleve të stresit midis punonjësve. Në anketën e fundit, e cila nuk përfshinte 500 praktikantët e bankës qendrore, 77 % e të anketuarve thanë se “njohja e njerëzve të duhur” ishte çelësi për të ecur përpara në organizatë. Kjo krahasuar me 65 %, që kishin të njëjtin mendim në një anketë të ngjashme një dekadë më parë. Në atë kohë, 46 % e të anketuarve thanë se performanca e mirë çonte në ngritje në detyrë, krahasuar me vetëm 34 përqind tani. Anketa më e fundit, e kryer në shkurt, sugjeroi gjithashtu se punonjësit e bankës qendrore nuk ndiheshin gjithmonë mirë, duke ngritur probleme me drejtimin. Më shumë se dy të tretat thanë se “ngurronin të flisnin për probleme ose gabime” para drejtuesve të lartë, krahasuar me vetëm 42 % që kishin këtë mendim një dekadë më parë. Komunikimi ishte një çështje tjetër e ndjeshme, me dy të tretat e të anketuarve që thanë se nuk u besonin komunikimeve të BQE-së mbi politikat e Burimeve Njerëzore. BQE tha se “po e shqyrtonte me kujdes anketën dhe po analizonte rezultatet”. Por ajo theksoi se në anketën e saj të stafit në vitin 2024, e cila kishte dyfish më shumë pjesëmarrës, 85 % e punonjësve thanë se ishin krenarë, që punonin për bankën qendrore. BQE theksoi gjithashtu se proceset e saj të rekrutimit ishin “të dizajnuara për të shmangur favorizimin, me kontrolle dhe balanca të integruara, për të siguruar drejtësi dhe për të parandaluar ndikimin individual”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.