Sondazhi/ 74% e shqiptarëve do të investonin në kriptovaluta nëse do të kishin informacionin e duhur - Business Magazine Albania

Sondazhi/ 74% e shqiptarëve do të investonin në kriptovaluta nëse do të kishin informacionin e duhur

Sipas gjetjeve nga anketa e kryer në mesin e popullatës shqiptare që jeton në vendet e tyre të origjinës (Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në rajon) dhe në diasporë (kryesisht në Evropë), 74% e të anketuarve janë shprehur se do të investonin në kriptovaluta nëse do të kishin informacion të mjaftueshëm se si funksionojnë, ndërsa vetëm 24% e njerëzve të pyetur, nuk kanë dëgjuar kurrë për kriptovalutat.

Sondazhi u krye nga dua.com përmes kanaleve dixhitale dhe njerëzve iu drejtuan 10 pyetje. Ai përmbledh të dhënat e mbledhura nga 1 055 persona në vende të ndryshme ku jetojnë shqiptarë dhe synon të kuptojë adoptimin e kriptomonedhave brenda komunitetit dhe lidhjen e tyre me remitancat. Të gjitha të dhënat e mbledhura nga sondazhi janë krejtësisht anonime.

U përgjigjën 1055 persona, nga të cilët 83% ishin meshkuj dhe 17% femra. Grupmosha më e madhe është nga 18 deri në 34 vjeç, me 69% të përgjigjeve. Sa i përket njohurive të tjera demografike, 68% e të pyeturve zgjodhën Kosovën si vendin e tyre të origjinës. Nga popullsia e përgjithshme, 57% e njerëzve janë pjesë e diasporës (kryesisht në Evropë), ndërsa pjesa tjetër jeton në vendet e tyre përkatëse.

Lexo edhe: Në SHBA, tregu i punës për kriptomonedhat po zgjerohet me shpejtësi. Miami synon të bëhet “qendra”

Ne u befasuam pozitivisht nga shkalla e lartë e njerëzve që në fakt kanë njohuri të përgjithshme ose kanë dëgjuar për kriptovalutat. 29% e njerëzve ndjekin rregullisht tregun dhe kanë bërë një formë investimi dhe 47% e tyre kanë një formë informacioni për kriptovalutat. Kur u pyet – Ku keni dëgjuar për kriptovalutat? – 71% janë përgjigjur në “Internet”.

Sa i përket pjesës së remitancave, kur u pyet – A dërgoni para jashtë vendit dhe nëse po, cilën metodë përdorni? – 39% e njerëzve përdorin shërbimet tradicionale të transferimit të parave, 13% shërbimet bankare dhe 5% përdorin para fizike. 43% e të pyeturve nuk dërgojnë fare para. Kjo shpjegohet me shkallën e lartë të njerëzve që nuk janë pjesë e diasporës. Dërgesat personale të dërguara nga diaspora janë shumë më të mëdha se paratë që dërgohen nga vendet e origjinës. Në lidhje me çështjet e dërgimit të parave, 41% e njerëzve nuk ishin të kënaqur me gjendjen aktuale të industrisë së remitancave, duke deklaruar arsye si tarifat e larta dhe të fshehura – 22%; Radhë të gjata dhe vonesa – 8%; mungesa e alternativave të lira – 11%. Nga ana tjetër, 59% e të anketuarve nuk kanë pasur probleme me dërgimin e parave. Kjo shpjegohet sërish me përqindjen e lartë të njerëzve që jetojnë në vendet e origjinës.

Në përgjigje të problemeve me të cilat përballen këta njerëz kur dërgojnë para, ne kemi vërejtur disa rezultate vërtet interesante dhe befasuese. Kur pyetëm – A do të përdornit remitancat në formën e kriptomonedhave nëse ato do të ishin 90% më të lira se kanalet tradicionale – pothuajse 50% u përgjigjën me “Po” dhe 37.2% me “Nuk jam i sigurt”. Vetëm 13.5% e njerëzve nuk do ta përdornin këtë formë të remitancave.

dua.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0