Social Impact Award 2018, afron të rinjtë me biznesin social

Social Impact Award 2018, afron të rinjtë me biznesin social


Programi edukues një vjeçar mbi sipërmarrjen social në Shqipëri do të lançohet në fillim të muajit prill në Shkodër. Programi ndërgjegjëson të rinjtë që në shkollë për të marrë idetë se si funksionion një biznes social dhe si ta ngrenë atë.

Sonila Neçaj, koordinatore e projektit, tregon se programi ka në fokus të rinjtë 15 – 30 vjeç, të cilët kanë filluar të punojnë me idenë prej më pak se një viti dhe kanë dëshirë të bëjnë një ndikim pozitiv në shoqëri.

Kusht i këtij program është gjithashtu që të rinjtë të mos kenë përfituar mbështetje financiare mbi 3.000 Euro për idenë/startup-in që aplikojnë.

Programi që zhvillohet për të dytin vit në Shqipëri nga Yunus Social Business Balkans, i mbështetur nga USAID (për rritjen e biznesit social në Shqipëri) dhe Impact Hub Viena.

Aplikimet mund të bëhen mes 4 prill- 31 maj. Sipas Neçajt, pjesë e programit pritet të bëhen rreth 350 të rinj, të cilët do të asistohen në një vit. 2.5 muaj mbështetje falas (inkubim) për aftësim personal dhe zhvillim/përmirësim të idesë/startup-it; këshillim dhe mentorim nga ekspertët dhe partnerët e Yunus Social Business Balkans. 3 fituesit financohen me nga 2,000 Euro për zhvillimin e prototipit dhe testimin e idesë në treg si dhe kanë mundësi të marrin pjesë në “SIA Summit”, në nëntor të këtij viti në Tbilisi, Gjeorgji.

“Programi do të shtrihet në të gjithë vendin, -sipas koordinatores Neçaj,- me 18 trajnime lokale në 12 qarqe të vendit”.
Nga programi i vitit të kaluar, ka hedhur hapat e parë sipërmarrja e regjistruar tashmë në QKB si person fizik. Flitet për qendrën multifunksionale “Jemi Njësoj” që ofron disa terapi për fëmijët, (logopedi, artikulim, trajtim psikologjik.

Që nga 2009, “Social Impact Award” promovon njohuritë dhe praktikat e sipërmarrjes sociale tek të rinjtë në Europë. Programi organizohet në Shqipëri që prej vitit 2017 dhe shtrihet tashmë në mbarë vendin.

Për më shumë informohuni këtu

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0