Snapchat përvetëson aplikacionin e fotove 3D Seene - Business Magazine Albania

Snapchat përvetëson aplikacionin e fotove 3D Seene


Snapchat raportohet të ketë blerë “fshehurazi” aplikacionin e fotove 3D Seene, në një lëvizje për t’i dhënë teknologjisë së vet “një kategori të re të lenteve të selfieve, një format të ri 3D të fotove, dhe projekte të realitetit virtual të së ardhmes mbase.”

Teknologjia e Seene është dizenjuar për aplikacionet në përdorim në kohë reale si Sbnapchat në pajisjet mobile.
Sipas website-it të Seene, ai mundëson që pajisjet mobile të lokalizojnë veten e tyre në hapësirë, të projektojnë mjedise pamore dhe të rikrijojnë në 3D atë që shihet nëpërmjet kamerës, duke e kthyer një smartphone standard në një skaner 3D pa përdorimin e pajisjeve harduerike shtesë.

Sipas burimeve nga TechCrunch, Snapchat ishte i interesuar në teknologjinë dhe skuadrën e inxhinierimit më shumë se për produktin e konsumatorëve.

Skuadra e Seene është e ndarë midis SHBA-ve dhe Londrës dhe do të lëvizë në Los Angeles, aty ku ka bazën Snapchat, edhe pse jo të gjithë punonjësit nuk janë ‘blerë.’ Gjithashtu raportohet se çmimi i blerjes është i ulët dhe është në cash dhe aksione.

 

/Mobile World Live

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0