SME-të shqiptare do të regjistrojnë markat në nivel europian me 20 % të kostos - Business Magazine Albania

SME-të shqiptare do të regjistrojnë markat në nivel europian me 20 % të kostos


Bizneset e vogla dhe të mesme do të mund t’i regjistrojnë markat në nivel europian me vetëm 20 për qind të kostos.

Presidenti i Zyrës Europiane të Patentave, Benoit Battistelli u takua në Tiranë me ministren e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi, me të cilën ra dakord për lehtësirat që mund të përfitojë biznesi shqiptar.

“Ne propozojmë të nënshkruajmë një marrëveshje nëpërmjet të cilës do të inkurajomë këto ndërmarrje, përmes asistencës tonë, në përfshirjen e asaj që njihet si garantim i patentës, duke paguar vetëm 20% të kostos së përgjithshme”, deklaroi Battistelli.

“Do të kemi mbështetje të plotë që bizneset shqiptare të kenë të gjitha mundësitë për të përfituar nga lehtësitë që ofron Zyra Europiane e Patentave”, tha nga ana e saj Ekonomi.

Regjistrimi i markave dhe patentave shihet si mjet i rëndësishëm për tërheqjen e investimeve të huaja në vend. Është e rëndësishme që të rritet ndërgjegjësimi i biznesit dhe universiteteve në Shqipëri, mbi rëndësinë e mbrojtjes ligjore të produkteve dhe shpikjeve të tyre.

 

/Top-Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0