SmartKids: Programi më i ri arsimor i cili kombinon robotikën dhe programimin - Business Magazine Albania

SmartKids: Programi më i ri arsimor i cili kombinon robotikën dhe programimin

SmartKids është programi më i ri arsimor  dhe inovativ në Shqipëri, i cili lindi si nevojë për pasurimin e programeve konvencionale edukative në institucione arsimore si kopshte, shkolla fillore dhe të mesme në fushat më të fundit me interes të gjerë që po evoluojnë shpejt.

Baza e moduleve SmartKids, por edhe mjetet dhe metodologjitë që bashkëthemeluesit Kristina dhe Geiv  përdorin, është teknologjia dixhitale dhe të gjitha lehtësitë që ajo ofron, duke filluar nga pajisjet fizike me të cilat fëmijët ndërveprojnë, deri te përmbajtjet teorike dhe praktike, burimet të cilat vijnë nga organizata, komunitete dhe kompani shumë prestigjioze në mbarë botën.

Lexo edhe:Zgjuarsi apo e kundërta? Ja çfarë kemi mësuar nga ChatGPT përgjatë 1 viti

Pjesëmarrës në Future2Tech, për BusinessMagazine Geiv Tomço, bashkë-themelues i SmartKids  shprehet: “Smart Kids është një metodologji edukimi dhe shërbimi kryesor që bëjmë ne është kurse për fëmijët, si në shkolla apo edhe kopshte private, si dhe tek qendra që kemi hapur së fundmi Smart Space.Ne kombinojmë robotikën dhe programimin që të bëhet edhe më efektiv mësimi.
Ka pasur shumë interes, si nga prindërit, si nga fëmijët apo edhe vizitorë të tjerë që donin të kuptonin më shumë rreth zhvillimit të teknologjisë në Tiranë.

Nga viti i kaluar është 4fishuar klientela dhe është gjithmonë e në rritje dhe kjo tregon interesin dhe dëshirën e prindërve që fëmijët të angazhohen me teknologjinë dhe të jenë gjithmonë e më në rritje. Fëmijët në këtë formë rriten me edukatën që çdo projekt të vështirë ta ndajnë copëza të vogla dhe të mos i duket aq e pabëshëm si projekt. Ky zakon fuqizohet akoma edhe më shumë kur ata i futen karrierës dhe zgjedhin rrugën e jetës”-përfundoi fjalën z.Tomço.

Intervistën e plotë  mund ta shihni edhe në YouTube:

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #33 - Nëntor 2023

Numri 33 i revistës tonë, i cili me krenari mund të quhet “Revista e Personazheve.” Në këtë numër, jemi fokusuar në trajtimin e personaliteteve të shquara në fusha të ndryshme, brenda dhe jashtë kufijve të vendit tonë.

Dinamika e emigracionit ka bërë që shqiptarët të kontribuojnë në mënyra të ndryshme në vende të shumta të botës, duke ruajtur gjithmonë lidhjen me atdhen. Numri ynë i ri shpalos ngjarjet dhe angazhimet e tyre, duke sjellë në fokus dinamikën e tyre në ekonominë globale.

Në faqet e revistës, do të njiheni me personalitete të rëndësishme si Drita Ivanaj, e cila me fondacionin e saj ndihmon në avancimin e arsimit dhe kulturës. Gjithashtu, do të përfshihemi në misionin e dr. Skënder Myrtezanit dhe anëtarëve të Vatra Queens, New York, për kthimin e eshtrave të At Fan Nolit në Shqipëri.

Marjana Koçeku, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0