Skencëtarët na sjellin një ngjyrë të re!


Kjo ngjyrë e re quhet e kaltër YInMn.

Ky emër i pa shqiptueshëm i ngjyrës së re është zbuluar aksidentalisht nga një ekip i kimistëve në Universitetin Shtetërorë të Oregonit në SHBA. Ndoshta ju duket si një e kaltër e zakonshme por kjo ngjyrë është një zbulim i rëndësishëm.

I krijuar gjatë një eksperimenti me oksid magnezi me anë të të cilit synohej krijimi i materialeve të cilat do të mund të përdoreshin aplikime në elektronikë. I emëruar nga kombinimi i materialeve Yttrium, Indium dhe Magnez, ky material ka një renditje të mahnitshme të pigmenteve dhe një strukturë unike kristalore, pra këto veti e bëjnë të zgjas shumë dhe të jetë ngjyrë shumë e qëndrueshme.

Kjo ngjyrë nuk zbehet kur përzihet me ujë apo vaj.

Po ashtu, kjo ngjyrë ka aftësi të reflektoj dritën infra të kuqe andaj ngjyra e re YlnMn mund të përdoret për të lyer çatitë që të mbajnë shtëpitë më të freskëta.

Shencëtarët-Sjellin-Ngjyrë-Të-Re-Businessmag

 

/ Gazeta Express

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale