Sipërmarrësit gjermanë ulin notën për klimën e biznesit në Shqipëri - Business Magazine Albania

Sipërmarrësit gjermanë ulin notën për klimën e biznesit në Shqipëri


Anketa e përvitshme që bëhet me sipërmarrësit gjermanë në Shqipëri ka përkeqësuar treguesit. Rezultatet e anketës tregojnë se janë ulur pritshmëritë e tyre për ekonominë. Të dhënat e raportuara nga Dhoma Gjermane e Tregtisë, tregojnë se situatën aktuale ekonomike në Shqipëri, 51% e të anketuarve e cilësojnë si të keqe, 36% e vjerësojnë kënaqshëm ndërsa vetëm 13 % thonë se është mirë.

Krahasuar me një vit më parë, janë shtuar mbi 10 pikë përqindje sipërmarrjet që përkeqësuan vlerësimet e tyre. Një vit më parë, vetëm 39% e të anketuarve e mendonin keq situatën ekonomike. Me këtë nivel optimizmi sipërmarrja gjermane në Shqipëri kthehet në gjendjen e pesë viteve më parë.

Edhe në pritshmëritë për situatën ekonomike, anketimi tregon se për 45% të të pyeturve situata nuk do të ndryshojë, 43% mendojnë se do të jetë më keq dhe 13% e mendojnë më mirë.

Vitin e kaluar vetëm 17% e bizneseve parashikonin se situata ekonomike do të ishte më keq, ndërsa 47% e mendonin të pandryshuar.

Në pritshmëritë e tyre për të ardhurat, më pak se 40% e bizneseve mendojnë se do të rriten të ardhurat e tyre.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0