Sipërmarrësit e sektorit të drurit takohen në Milano

Sipërmarrësit e sektorit të drurit takohen në Milano


Nga transformimi i parë i drurit, tek përpunimi masiv, tek paneli dhe materialet kompozite, tek punimet përfundimtare të sipërfaqeve, mjetet e punës, aksesorët, bojrat, ferramenta dhe produktet gjysëm të gatshme për mobilje: 400 ekspozues të gatshëm të mirëpresin vizitorët nga e gjithë bota.

Organizohet Panairi i Teknologjisë së Drurit dhe Pjesëve për Industrinë e Mobilimit Xylexpo  në Fieramilano Quartiere nga datat 26 deri më 29 maj 2020.  Ky panair zhvillohet një herë në dy vjet.

Lexo: Energjia e drurit, gjigandit që nuk fle, sipas ekspertëve të FAO-s dhe UNECE

Xylexpo:
Xylexpo është historikisht një panir prestigjoz në sajë të ofertës inovative të ekspozuesve dhe për cilësinë dhe numrin e lartë të demostrimeve të ofruara për makineritë dhe produktet e ekspozuara. Vizitorët mund të testojnë drejtpërdrejt forcën inovuese të teknologjive të reja digjitale të prodhimit, risitë mbi teknologjitë dhë materialet, të krijuara për zdrukthtarë dhe për prodhues të mobilerisë që synojnë të maksimizojnë efikasitetin dhe produktivitetin e industrisë së tyre. Nëse nuk doni të humbisni të gjitha këto, shihni xylexpo.com.

Lexo: Certifikohen 13 mjeshtra zejtarë

Milano, qyteti i design-it:

I afirmuar në nivel botëror si qyteti i design-it dhe arkitekturës, Milano i ofron vizitorëve një eksperiencë arti dhe kulture, gastronomie dhe stilit italian të jetesës. Qyteti ofron një gamë të gjerë strukturash luksoze, hotele ekskluzive, zinxhire ndërkombëtare, boutique hotel, si dhe akomodim low cost, guest house, vila dhe apartamente për të përmbushur çdo kërkesë.

Për ata që duan të jenë pjesmarrës më poshtë do të njiheni me kontaktet:

Tel: 042251051/36/34

Email: tirana@ice.it

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0