10 ditë më parë Businessmag.al hapi nominimet për Sipërmarrësin/en e Vitit dhe Startupin e Vitit. Qindra persona nominuan sipërmarrës e startup-e, duke tejkaluar pritshmëritë tona, si nga numri i të nominuarve, edhe nga numri i personave që u përfshinë në platformën tonë dhe në mediat tona sociale.
Mbyllja e nominimeve me datë 17 i lë vend fazës së dytë, asaj të votimit të startup-eve dhe sipërmarrësve më të nominuar mes të gjithë të nominuarve.
Voto Këtu sipërmarrësin dhe/apo Startup-in e Vitit.
Kjo është hera e parë që BM, organizon nominimet dhe votimet për Sipërmarrësin dhe Startupin e vitit. Sipërmarrja është “motori” i cili mban gjallë ekonominë e një vendi. Ky është një vit i rëndësishëm e sfidues për cdo biznes e sipërmarrës por në vecanti për startup-et. Ende në fazë inkubimi apo testimi, ato duhej të vepronin në kushte të reja tregu.
Ndaj ju ftojmë të votoni këto ditë për sipërmarrësin/en më të mirë sipas jush, si dhe për Startupin e Vitit.