Sipas shkencës: sa më i zgjuar të jesh, aq më shumë mund të bësh këtë gabim të zakonshëm dhe të kushtueshëm - Business Magazine Albania

Sipas shkencës: sa më i zgjuar të jesh, aq më shumë mund të bësh këtë gabim të zakonshëm dhe të kushtueshëm

i zgjuar

Hulumtimet tregojnë se ndonjëherë mund të jesh tepër i zgjuar për të mirën tënde.

Imagjinoni sikur po shfletoni rezyme, duke vendosur se kë të intervistoni. Nëse i keni vendosur dy kandidatët e fundit në grumbullin “po”, ka shumë më shumë të ngjarë të vendosni rezymenë tjetër në grumbullin “jo” – pavarësisht kualifikimeve të atij kandidati.

Ose imagjinoni që  tregtoni fonde “index” ditore dhe kurba është rritur gjatë tri ditëve të fundit. Meqenëse i kuptoni gjërat në mënyrë tipike, vendosni që kurba do të bjerë sot – pavarësisht bazave ekonomike.

Ose, në terma të thjeshtë, ju keni hedhur një monedhë pesë herë dhe çdo herë ajo bie kokë. Meqenëse kjo ndodh rrallë, me siguri rrokullisja tjetër do të jetë pilë – edhe pse, pavarësisht nga numri i rrokullisjeve të kaluara, shanset për të rënë kokë apo pilë janë gjithmonë 50/50.

Tingëllon e njohur? Nëse është kështu, ju (dhe me ju, dua të them edhe “ne”) mund të jeni më të zgjuar se sa mendoni. Një studim i vitit 2012 përcaktoi që vendime si këto janë të lidhura pozitivisht me inteligjencë më të lartë dhe funksione më të mira ekzekutive si kujtesa në punë dhe zgjidhja e konflikteve. 

Pra, po: Ne jemi të zgjuar. Ne e kuptojmë ligjin e numrave të stërmëdhenj. Dhe patjetër që mund të dallojmë modelet. Por kjo nuk do të thotë se kemi të drejtë.

Është e natyrshme të supozojmë se ndodhja e një ngjarje të caktuar, të rastësishme ka më pak të ngjarë të ndodhë pas një vargu të së njëjtës ngjarje. Në fakt, sa më i gjatë të jetë vargu, aq më e lehtë është të supozohet se herën tjetër, vargu do të ndërpritet.

Përfaqësuesi juaj i shitjeve dha pesë perspektivat e fundit? Shanset janë që ajo të mos zbresë në vendin e gjashtë. Skuadra juaj e preferuar fitoi tetë ndeshjet e fundit? Shanset janë që ata nuk do t’a fitojnë të nëntën. Katër të punësuar nga i njëjti rekrutues dolën “super yje”? Shanset janë që kandidati i tij i ardhshëm do të jetë një “bust.”

Kërkimet tregojnë se sa më i zgjuar të jeni, aq më shumë ka të ngjarë të mendoni se mund t’i dalloni modelet.

Dhe më pas të besoni se mund të parashikoni se çfarë do të ndodhë herën tjetër.

Edhe kur secila situatë është në të vërtetë e vetme – dhe rezultati është i pavarur nga çdo model.

Si të shmangni “lajthitjen e lojtarit” (Gambler’s Fallacy), (pavarësisht faktit që jeni të zgjuar).

Në psikologjinë sociale, ky paragjykim kognitiv quhet përfaqësim orientues (representativeness heuristic), tendenca për të supozuar se një varg i shkurtër rezultatesh të rastësishme do të jetë i njëjtë me një varg shumë më të gjatë të rezultateve. Në terma jo-shkencorë, quhet “lajthitje e lojtarit”. 

Sido që të jetë, rezultati është të besosh se një kampion i vogël është përfaqësues i një kampioni shumë më të madh rezultatesh – që hedhjet e monedhave përfundimisht barazohen në periudhë afatgjatë, që nëse bien dy koka njëra pas tjetrës do të thotë që rrokullisja tjetër do të jetë pilë.

Përsëri, edhe pse “lajthitje” nënkupton “më pak i zgjuar”, studiuesit përcaktuan se “sa më e lartë aftësia kognitive … aq më e mundshme” që njerëzit të bien pre e “lajthitjes  së kumarit”.

Atëherë, si mund ta shmangni ?

Së pari, mendoni nëse ngjarje të caktuara janë të lidhura apo të pavarura. Nuk ka asnjë model në një grup rezymesh të grumbulluara rastësisht. Dhe asnjë rezyme “nuk e di” se cila rezyme vjen para ose pas saj, aq më pak është në gjendje të ndikojë në “cilësinë” e rezymeve të mëparshme ose pasuese.

Pra, nëse dy rezyme me radhë përfaqësojnë dukshëm “superstarë”, mos lejoni që kjo të ndikojë në mënyrën se si vlerësoni rezymenë tjetër që kontrolloni. Nëse kurba e tregut është rritur dy ditët e fundit, mos supozoni automatikisht se do të bjerë sot.

Lexo: E ardhmja e punës sot është në çdo vend dhe në çdo kohë

Kryesorja qëndron në të menduarit për numra të mëdhenj në vend të numrave të vegjël. Nëse keni përcaktuar, përmes të dhënave dhe analizave aktuale, që modelet ekzistojnë – për shembull, që duhen 100 telefonata solide për të arritur 10 perspektiva – mendoni për rezultatet afatshkurtra në të njëjtin kontekst. Nëse dy telefonata të njëpasnjëshme ishin të suksesshme, telefonata tjetër ka të njëjtat gjasa suksesi sikurse ne rastin ku dhjetë telefonatat e mëparshme do të ishin të dështuara.  Në periudhë afatgjatë, rezultatet priren të barazohen.

Por ky barazim ka shumë më pak të ngjarë të ndodhë për një periudhë afatshkurtër.

Prandaj, bëni më të mirën tuaj në telefonatën tjetër. Bëni më të mirën tuaj në çdo telefonatë.

Sepse ndërsa mendoni se jeni mjaft të zgjuar për të ditur më të mirën, mund të jeni tepër të zgjuar.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0