Sipas një studimi të ri ngrënia e çokollatës të bën më të zgjuar - Business Magazine Albania

Sipas një studimi të ri ngrënia e çokollatës të bën më të zgjuar


Nëse po kërkoni të përmirësoni shëndetin tuaj fizik dhe mendor, shkenca nuk ka mungesë rekomandimi. Bëni ushtrime më shumë, sugjerojnë rreth një milionë studime, hiqni dorë nga multitasking, hani më shumë drithëra.   

Të gjitha këto janë gjetje që ja vlejnë dhe do bënim mirë t’i merrnim parasysh këto këshilla, por le të jemi të sinqertë: asnjë nga keto rekomandime nuk do iu bëjnë të kërceni nga gëzimi.

Por kjo mund të ndryshojë me një studim të kohëve të fundit nga studiuesja Australiane e të ushqyerit Georgina Crichton dhe kolegët e saj. Ajo ka analizuar të dhënat e gjeneruara nga Studimin “Maine-Syracuse Longitudinal”, i cili ka gjurmuar faktorë të jetesës dhe rezultatet e shëndetit të rreth 1,000 personave për dekada të tëra. Vitet 2001 dhe 2006 përfshinin mbledhjen e informacionit të detajuar rreth subjekteve të dietave. Çfarë ka gjetur ekipi Crichton kur ata analizuan numrat?

Lajmet më të mira të shkencës shëndetsorë që do të lexoni gjatë gjithë ditës.

Pas një analize të kujdesshme që kontrollonte për faktorë të tjerë të jetesës, ekipi zbuloi se një ushqim krejtësisht i habitshëm duket se përmirëson ndjeshëm funksionimin mendor – çokollata.

Po, e dëgjuat mirë. Nuk janë fibrat, as sallatrat, por një ushqim më i shijshëm, çokollata e shijshme. Këta shkencëtarë në të vërtetë po iu rekomandojnë që të hani një prej ushqimeve më të shijshme përreth.

Saktësisht çfarë efektesh mund të ketë konsumimi i çokollatës? Ekipi pa një lidhje mes konsumimit të çokollatës dhe përmirësimit të kujtesës vizuale, organizimit, arsyetimit abstrakt dhe memories. Me pak fjalë, çokollata duket se e bën trurin tuaj të punojë shumë më mirë.

Dhe jo, kjo nuk do të thotë që njerëzit e zgjuar hanë më shumë çokollatë. Një studim konfirmoi se konsumimi i gjërave të ëmbla çon në përmirësimin e funksionimit njohës, por jo anasjelltas.

Pse truri e do çokollatën?

Pse konsumimi i çokollatës  ka efekte të tilla pozitive në trurin tonë? Askush nuk është 100% i sigurtë dhe më shumë kërkime janë planifikuar, por studiuesit ofrojnë disa hipoteza për Washington Post.

“Ushqyesit të quajtur “cocoa flacanols”, të cilat gjenden kryesisht në kakao dhe po ashtu në çokollatë, duket se kanë një efekt pozitiv në trurin e njeriut”, vë në dukje gazeta, duke përmendur disa studime të mëparshme. “Çokollata, ashtu si kafja dhe çaji, gjithashtu ka methylxanthines, bimë që rrisin funksione të ndryshme trupore,” shton ai.

“Sigurisht që konsumimi i saj duhet të konsiderohet brenda një modeli të përgjithshëm ushqimi të shëndetshëm,” ua kujton Crichton adhuruesve të çokollatës që mund të joshen nga entuziazmi i tyre dhe të konsumojnë pa kriter atë.

Megjithatë, edhe në qoftë se kjo nuk është një lejë shkencore për të ngrënë pa kufi çokollatë, është prapë një rezultat i ëmbël. Kështu që shkoni dhe konsumoni çokollatë. Duket se kjo nuk është dhe aq gjë e keqe pas të gjithave.

burimi: inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0