Si t’i përgjigjeni mesazheve të shefit gjatë ditëve pushim? - Business Magazine Albania

Si t’i përgjigjeni mesazheve të shefit gjatë ditëve pushim?


Sigurisht që ti nuk mund të mos i kthesh përgjigje eprorit tënd, por ndonjëherë bëhet aq e bezdisshme sa që më mirë do të ishte të ishe në zyrë duke punuar. Kur merr një mesazh të tillë, ty të duhet të ndezësh përsëri trurin, pavarsisht se je shkëputur nga bota në këto ditë pushimi.

Ti fillon të acarohesh duke menduar se nuk ka ndodhur ndonjë gjë e jashtëzakoshme, thjesht shefi mendon se ti duhet të jesh gjithmonë në dizpozicion. Email-et janë një situatë në të cilën ti nuk do të doje të kishe asnjë adresë në rrjetet sociale, mundësisht as një numër telefoni, vetëm e vetëm që të shijoje ditën në vazhdim.

Ja se si mund ta bëni këtë:

1. Përgatit një mesazh paraprak

Ka një mënyrë me të cilën ti mund të përgjigjesh menjëherë pa u menduar gjatë: Një përgjigje aty për aty!

Nëse shefi juaj iu dërgon një email dhe më pas ai pret pret për një përgjigje, duket si një ditë e gjatë që nuk ka fund. Por nëse ata marrin një përgjigje të menjëherëshme ti nuk do ta kesh të nevojshme të kontrrollosh email-in në ditët në vazhdim. Duke i kujtuar se këto janë ditët e tua larg punës.

Trego që ti ke një personalitet të fortë dhe je e zënë duke bërë diçka tjetër të rëndësishme përtej punës. Ja si mund të jetë përgjigjia:

Përshëndetje,

Aktualisht nuk ndodhem në zyrë për festat e fundvitit. Do të jem në shtëpinë time me familjen time/duke udhëtuar/ duke shijuar gjelin e detit/ duke llogaritur sa shumë gjëra mund të ha pa u shëndoshur/ duke shijuar një gotë verë pranë oxhakut.

Unë do t’iu përgjigjem email-eve tuaja ditën e Hënë.

Gjithë të mirat/Gëzuar festat,
[Emri juaj]

Përshendetje,

Aktualisht nuk ndodhem në tavolinën e punës. Ndoshta do të jem gjithë ditën duke ndezur fishekzjarre me fëmijët e mi. Bëj shaka! Por me rastin e festave të fundvitit/Vitit të Ri, unë nuk do të mund t’iu përgjigjem email-eve tuaja deri në datën 2 Janar.

Gjithë të mirat/Gëzuar festat,
[Emri juaj]

2. Dërgo përgjigjen më të shkurtër të mundshme

Nëse nuk arrini ta realizoni opsionin e parë, por shefi juaj po iu dërgon mesazh pas mesazhi atëherë duhet të veproni ndryshe. Nëse mesazhi i tij ka diku të shkruajtur që “nuk është e rëndësishme t’i kthesh përgjigje”, atëherë mos e bëj! Më mirë do të ishte që mesazhi të mos ishte dërguar por, — duke qenë se është mesazh nga shefi – është më e thjesht të fikni notifications (njoftimet) në telefonin tuaj se sa të bindni shefin ta ndryshoj këtë zakon (dhe jo vetëm).

Nëse ai është akoma duke pritur përgjigjen tuaj, dërgoni një mesazh të shkurtër me një fjali që e bën të qartë që ti nuk je në orarin e punës. Shmangni shënimet e gjata si “Gëzuar Festat! Shihemi së shpejti!”.

Provoni më mirë diçka të tillë:

“Ky është një shënim për të thënë se unë do t’iu përgjigjem më hollësisht mesazheve tuaja kur të kthehem në zyrë.”

“Nuk mund t’i përkushtohem totalisht sot, por do ta rishikoj me vëmendje të hënën në mëngjes.”

“Do t’a kontrrolloj kur të kthehem në zyrë javën tjetër.”

Shefi juaj ndoshta i ka email-et pa limit – dhe ti mund të ndihesh e detyruar për t’iu përgjigjur në kohë si në një ditë të zakonshme pune. Por mos harroni: Ju duhet të përgjigjeni në një mënyrë të mirë menduar, që të mos përfundoni duke punuar edhe në ditët e pushimit. Ktheni një përgjigje të shkurtër e të qartë që ky raport të qëndroj i tillë edhe gjatë pjesës tjetër të vitit.

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0