Si të zhvilloni inteligjencën e fëmijëve tuaj?

Si të zhvilloni inteligjencën e fëmijëve tuaj?


Në ditët e sotme fëmijët kanë zgjedhje të pafund të lodrave. Fëmijët e sotëm mund të ulen para një televizori ose një kompjuteri deri në 8 orë në ditë, diçka e paimagjinueshme për prindërit e viteve të mëparshme.

Një studim në Universitetin Toledo mbi ndikimin e numrit të lodrave tek fëmijët, sugjeron jo vetëm kohën e kufizuar të ekranit për të vegjëlit, por edhe më pak lodra.

Në këtë artikull BusinessMag ju sjell gjashtë arsye pse kufizimi i numrit të lodrave tek fëmija juaj mund të jenë një benefit në periudhë afatgjatë.

  1. Fëmijët me më pak lodra janë më kreativë

Fëmijët kanë më shumë gjasa të përdorin atë që kanë për të shpikur lojërat me imagjinatën e tyre kur kanë më pak zgjedhje për lodra dhe materiale.

  1. Fëmijët me më pak zgjedhje lodrash kanë aftësi më të mira sociale

Kur nuk shpërqëndrohen nga argëtimi i pafund, fëmijët kanë më shumë gjasa të përqëndrohen tek njerëzit rreth tyre, si të rriturit dhe fëmijët e tjerë. Kështu, ata mësojnë aftësitë e komunikimit dhe interaktivitetit me të tjerët.

  1. Fëmijët me më pak lodra mësojnë të vlerësojnë atë që kanë

Fëmijët me më pak lodra kanë më pak gjasa që t’i marrin ato si të mirëqëna. Ata e dinë se kanë pak në zotërim, prandaj janë të gatshëm t’i mbajnë mirë dhe t’i vlerësojnë ato, duke ditur se ato janë çdo gjë që kanë.

  1. Fëmijët me më pak lodra mund të mësohen të përqendrohen tek librat, arti dhe eksperiencat

Kur fëmijët kanë më pak gjëra, është më e lehtë t’i bësh ata të interesohen që të dalin në një muze, në park për të marrë ajër të pastër, ose të ulen e të lexojnë një libër dhe të krijojnë një pikturë ose një vizatim.

  1. Fëmijët me më pak lodra kanë përqendrim më të lartë

Fëmijët zhvillojnë përqëndrimin e tyre kur kanë më pak zgjedhje. Krahasojeni këtë me veten, kur keni shumë gjëra për të bërë në të njëjtën kohë.

  1. Fëmijët me më pak lodra mësojnë zgjidhjen e problemeve dhe këmbënguljen më shpejt

Kur fëmijët kanë një ton me lodra dhe nuk mund të kuptojnë se si funksionon njëra prej tyre, ata me shumë gjasa do të heqin dorë dhe të shkojnë në një tjetër lodër më të thjeshtë. Mund të kenë vështirësi në zhvillimin e vëmendjes, këmbënguljes dhe durimit.

Pra, siç mund ta shihni, të rrisësh një fëmijë nuk ka të bëjë domosdoshmërisht se sa shumë gjëra mund t’i jepni atyre, por t’i lejoni ata të mendojnë në mënyrë kreative.

burimi: meteortime

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0