Si të zgjidhni një laptop për programim?

Si të zgjidhni një laptop për programim?


RAM

Parametrat e RAM janë më të rëndësishmit. Një laptop me minimumi 8GB RAM është një zgjedhje e duhur, por një laptop me 16GB RAM do të ishte ideal. Megjithatë në mungesë të një buxheti të lartë edhe një laptop me 4GB RAM mund t’ju zgjidhë punë.

Duhet të keni parasysh se nëse punoni, për shembull, mbi zhvillimin e aplikacioneve mobile, duhet të shmangni punën me një laptop me 4GB RAM, performanca është realisht shumë e ulët.

Nëse jeni zhvillues aplikacionesh mobile rekomandohet një laptop me 16GB RAM.

Pra,

Zgjedhja ideale : 16GB RAM

Zgjedhje e mirë: 8GB RAM

Zgjedhje për buxhet të ulët: 4GB RAM

Procesori

Një tjetër parametër po aq i rëndësishëm është edhe procesori. Zhvilluesve përgjithësisht u duhet të bëjnë shumë punë njëkohësisht (multitasking). Si për shembull disa IDE apo disa tab-e të hapura njëkohësisht. Për këtë arsye, kërkohet një procesor i shpejtë. Një laptop me një procesor i5 është zgjedhja e duhur, por një procesor i7 është zgjedhja ideale, në mungesë buxheti mund të merrni edhe një laptop me processor i3.

Pra,

Zgjedhja ideale : i7 Processor

Zgjedhje e duhur: i5 Processor

Zgjedhje për buxhet të ulët: i3 Processor

Karta grafike

Një kartë grafike e integruar nuk është shumë e nevojshme për sa kohë ju nuk merreni me fushën e programimit të lojërave. Por, nëse  punoni në programimit të lojërave ju duhet të keni karta grafike shtesë.

Pra,

Zgjedhja duhur (zhvillues lojërash): Kartë grafike e jashtme (2GB ose 4GB)

Zgjedhja ideale (për zhvilluesit e tjerë): Kartë grafike e integruar

Hard disk – Ruajtja e të dhënave

Laptopët kanë dy lloje SSD dhe HDD për ruajtjen e të dhënave. SSD jep përformancë më të shpejtë, por janë është më e kushtueshme se HDD. Nëse zgjidhni një laptop me HDD, mund të përdorni edhe SSD të jashtme shtesë.

Bateria

Nëse punoni në ambiente ku nuk mund të karikoni shpesh laptopin tuaj, atëherë duhet të zgjidhni një laptop me jetëgjatësi të madhe të baterisë. Shumica e laptopëve në ditët e sotme kanë opsionin e bateri backup.

/MësoProgramim

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0