Si të ruajmë sa më gjatë bateritë e Celularit, laptopit apo tabletit - Business Magazine Albania

Si të ruajmë sa më gjatë bateritë e Celularit, laptopit apo tabletit


Bateria, ky mjet kaq i rëndësishëm për jetën tonë. E dimë se bateritë janë në pjesë kritike për celularët tanë pasi teknologjia e baterive nuk ka avancuar me të njëjtën shpejtësi si teknologjitë e tjera. Megjithatë ka shumë informacion jo korrekt mbi bateritë dhe jetëgjatësinë e tyre.

Duhet të kemi parasysh se disa të ashtuquajtura “mite” që kanë mbetur për bateritë, janë të vlefshme për periudhat në të cilat bateritë prodhoheshin me një teknologji të vjetër.

Për shembull, të gjithë e mbajmë mend se na thuhej kur merrnim aparat celular për herë të parë se duhej lënë të shkarkohej …
tërësisht bateria përpara se të fillonte karikimi. Kjo kishte të bënte me faktin se asokohe bateritë që përdoreshin për celularët ishin me bazë nikeli, ndërkohë që tashmë bateritë moderne janë me përbërje litiumi dhe nuk kanë arsye të lihen të shkarkohen tërësisht.

Shmangni shkarkimin e plotë të baterisë

Bateritë e vjetra me bazë nikeli (NiMH dhe NiCd) kishin një “efekt memorje” ndaj edhe nevojitej të shkarkoheshin plotësisht nga 100% në 0” për të ruajtur kapacitetin e tyre. Pajisjet moderne përdorin bateri me bazë Litium Ion, të cilat nuk e kanë këtë tip efekti memorje. Në fakt nëse e shkarkon tërësisht një bateri me bazë Litium dhe Ion i bën dëm asaj. Ndaj përpiquni të mos e lini baterinë tuaj të shkarkohet tërësisht; është mirë të mos e lini të shkojë poshtë 20%.

Mundet të bëni karikime të shpeshta dhe nga pak përqindje. Për shembull nëese e lini të shkarkohet baterinë në nivelin 50%, e karikoni dhe më pas shkarkohet në 50% përsëri, kjo do të përbëjë një cikël të vetëm për bateritë moderne me bazë Litium Ion. Ndaj mos u shqetësoni për karikime të shpeshta.

Por kujdes, ka vetëm një problem në këto raste. Laptopët mund të ”bëhen konfuzë” nga këto karikime të shpeshta dhe mund t’ju shfaqin përllogaritje të gabuara mbi kohëzgjatjen e operimit të baterisë. Prodhuesit e laptopëve rekomandojnë të kryeni një herë në muaj një shkarkim të plotë të baterisë për të ndihmuar në kalibrimin e përllgaritësit të kohëzgjatjes së baterisë së tyre.

I nxehti (ashtu si edhe i Ftohti) dëmton Bateritë

Nxehtësia mund të çojë në reduktimin e kapacitetit të baterisë. Kjo ndikon të gjitha tipet e pajisjeve, si tek smartfonët të cilët nxehen kur performojnë shumë detyra njëkohësisht, ashtu edhe tek laptopët të cilët nxehen tej mase kur janë në funksionim. Bateria gjendet brenda laptopit, pranë pajisjeve që nxehen kur punohet “rëndshëm”, dhe ky fakt ndikon tek bateria.

Nëse keni një laptop të cilin e përdorni të lidhur me korentin gjatë gjithë kohës, dhe nxehet shumë, provoni ti hiqni baterinë sepse në këtë mënyrë rrisni jetëgjatësinë e baterisë duke kufizuar ekspozimin e baterisë ndaj të nxehtit. Kjo mbase nuk ndryshon shumë gjëra në një përdorim normal të laptopit, por nëse e përdorni laptopin për lojra me shumë efekte dhe ai nxehet shumë, heqja e baterisë ndihmon. Sigurisht që kjo aplikohet vetëm në rastet kur laptopët kanë bateri që mund tu hiqen lehtësisht.

Klima ku jetoni është po ashtu një shqetësim. Nëse bëhet shumë nxehtë aty ku jetoni apo ju e mbani pajisjen tuaj diku ku është shumë nxehtë – për shembull në makinë kur ajo është në diell në një ditë vere – bateria juaj do të konsumohet shum­ë më shpejt. Ndaj përpiquni ti mbani bateritë në temperaturën e dhomës dhe shmangni lënien e tyre në vende shumë të nxehta.

Në të njëjtën mënyrë edhe temperaturat tejet të ftohta mund ta reduktojnë jetëgjatësinë e baterisë tuaj. Kujdes pra të mos e ruani baterinë rezervë në frigorifer apo të lini të ekspozuar çdo pajisje tuajën me bateri në temperatura shumë të ftohta, nëse jetoni në rajone ku temperaturat shkojnë disa grade nën zero.

truck-in-desert-sun

Mos e lini Baterinë në nivelin 0%

Nuk këshillohet ta shkarkoni tërësisht baterinë dhe ta lini gjatë në atë gjendje. Do ishte mirë të mos lihej që bateria të shkarkohej e tëra deri në nivelin 0%, megjithatë nëse kjo ndodh, duhet ta karikoni sa më shpejt të mundeni. Nuk po themi që duhet vrapuar për ta karikuar celularin sapo të shkarkohet i tëri, por thjesht të kujdeseni që mos ta fusni në sirtar në ato momente dhe ta “harroni” aty për javë të tëra pa e karikuar. Nëse ju e lini baterinë e shkarkuar për një kohë të gjatë, ajo mund të mos jetë në gjendje të karikohet duke “vdekur” përfundimisht.

battery-levels

Ruajini Bateritë në nivelin e karikimit 50%

Ndërkohë, nga ana tjetër edhe lënia e baterisë për një kohë të gjatë e karikuar 100% mund të rezultojë në humbje të kapacitetit dhe reduktim të ciklit të saj jetësor. Idealja është ta lini në nivelin 50% baterinë nëse nuk do ta përdorni për një kohë të caktuar. Kompania Apple rekomandon të bëni këtë nëse ju nevojitet të mos e përdorni pajisjen tuaj për më shumë se 6 muaj. Nëse e përdorni rregullisht, nuk ka pse të shqetësoheni për gjendjen e saj – sidoqoftë nuk duhet harruar se kurrë nuk duhet lënë në nivelin 0% për një kohë të gjatë.

Si konkluzion:

“Duke e lënë baterinë të shkarkuar plotësisht mund të sjellë si rezultat “vdekjen” e saj, ndërsa duke e lënë baterinë të mbushur në nivelin 100% mund të sjellë si rezultat humbjen e kapacitetit të baterisë dhe reduktim të ciklit të saj jetësor.”

Kjo është e vlefshme si për bateritë brenda pajisjeve ashtu edhe për bateritë rezervë që mund të keni; Ruajini në nivelin 50% nëse nuk do ti përdorni ato për disa kohë.

battery-removed-from-laptop

Lënia e Laptopit tuaj të lidhur me korrentin përgjatë gjithë kohës është OK, Por…

Kjo duket se është tërësisht e çuditshme. Konkluzionet e mëparshme kanë qenë se është OK ta keni laptopin gjithë kohës të lidhur me korrentin dhe i vetmi problem ishte temperatura e baterisë. Por këtu kompania Apple nuk është dakort me këtë fakt; ajo rekomandon që të Mos e lini Macbook Air apo Macbook Pro të lidhur me korrentin gjithë kohës.

Siç duket, kjo ka të bëjë me faktin se vërtet nuk ka problem ta lini laptopin të lidhur me korrentin kur e përdorni, pasi ai nuk do të shkojë “overcharge” (mbikarikim) – do të ndalojë karikimin kur të arrijë kapacitetin e plotë. Por kujtohuni që laptopi nëse nuk përdoret nuk duhet të lihet në nivelin 100% të baterisë, sepse duke e lënë ashtu për një kohë të gjatë mund të sjellë si rezultat humbjen e kapacitetit të baterisë dhe reduktim të ciklit të saj jetësor. Ndaj lejoni që bateria e laptopit herë pas here të shkarkohet përpara se ta karikoni përsëri – kjo do t’i japë mundësi elektroneve të çlirohen dhe ta ruajnë baterinë nga humbja e kapacitetit.

Sipas Battery University “Situata më e keqe është të mbash një bateri plotësisht të mbushur në temperatura të larta.” Nëse laptopi juaj prodhon shumë nxehtësi, të heqësh baterinë është një ide e mirë. Nëse ju keni një laptop që ftoh mirë dhe herë pas here e shkarkoni baterinë deri në një farë mase, edhe po e latë në prizë për ditë të tëra nuk do të jetë problem.

laptop-plugged-in

 

Do të vijë dita që Bateria do të përfundojë ciklin e saj

Ashtu si gjithë tipet e baterive, edhe bateritë moderne me bazë Litium dhe Ion me kalimin e kohës do të mbajnë gjithmonë e më pak karikim. Apple shprehet se bateritë e laptopëve të tyre arrijnë në 80% të kapacitetit pas rreth 1000 cikleve të plotë të karikimit. Ndërkohë prodhues të tjerë zakonisht iu japin baterive të tyre 300-500 cikle të tilla.

Bateritë mund të përdoren përsëri pas kësaj pike, por ato do të mbajnë gjithmonë e më pak karikim për pajisjet tuaja me kalimin e kohës. Ato do të humbasin kapacitetin e tyre gjatë përdorimit. Nxehtësia dhe vjetërsia do të reduktojnë jetëgjatësinë e baterisë po ashtu.

Çfarëdo të bëni, bateritë e pajisjeve tuaja me kalimin e kohës do të “bien”. Me kujdesin e duhur ju mund të arrini ti mbani më gjatë në jetë – por në fund ato do ta mbyllin ciklin e tyre.

dead-batteries

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0