Si të raportoni një video në YouTube që iu duket e papërshtatshme apo që thyen rregullat
Përditësuar së fundmi: 27/09/2019

Si të raportoni një video në YouTube që ju duket e papërshtatshme apo që thyen rregullat

Share
nga Eridon Elshani
Sht 27, 2019
-Manages Business Mag Kosovo -Studies Philosophy at University of Prishtina
lexo me teper >

Rregullat në YouTube nuk janë aq të rrepta, megjithatë krijuesit kanë caktuar disa rregulla që duhen ndjekur.

Nëse shihni video në këtë platformë, që është e papërshtatshme, ilegale, përmban gjuhë të urrejtjes, shpifje apo thyen rregullat, duhet ta raportoni atë.

Ju do të mbeteni anonim, derisa një grup moderatorësh në YouTube do ta shqyrtojnë përmbajtjen e saj.

Lexoni: Një influencer shpjegon se si i ka fituar 50,000 dollarë nga video-ja e tij në YouTube

Kur raportimi të pranohet, kushdo që e ka postuar atë video, do të njoftohet se materiali është duke u shqyrtuar. Llogaritë që vazhdimisht postojnë video të tilla, YouTube mund t’i largojë përgjithmonë.

Si të raportoni një video në YouTube?

1. Hyni në llogarinë tuaj në YouTube, para se të shkoni te video në fjalë.

2. Klikoni tek tri pikat poshtë videos, që ndodhen në anën e djathtë dhe klikoni “Report”.
3. Zgjidhni arsyen kryesore pse dëshironi të raportoni këtë video, nëse është “spam apo mashtrim”, pastaj caktoni arsyen specifike nga lista që shfaqet në menu. Nëse ka diçka fyese në video, klikoni në kutinë që e tregon si të tillë. Klikoni “Next” kur ta përfundoni.
4. Shënoni kohën e duhur kur ndodhet përmbajtja e papërshtatshme dhe shtoni çdo koment që keni për ta mbështetur raportin tuaj.

5. Klikoni “Report” për ta konfirmuar raportimin, pastaj moderatorët e YouTube do të merren me pjesën tjetër.

BusinessInsider