Si të negocioni me një narcist? - Business Magazine Albania

Si të negocioni me një narcist?


Të negociosh me narcistët – njerëzit që kujdesen vetëm për interesat e tyre personale – është një aftësi të cilën duhet që sipërmarrësit ta zotërojnë.

Ne jetojmë në një shoqëri gjithnjë e më shumë narciste. Narcistët janë njerëz që kanë një nevojë të madhe për t’u admiruar. Ata kanë tendencë të mos kenë empati dhe komponentë të tjerë thelbësorë që posedojnë njerëzit emocionalisht të shëndetshëm. Ata janë tipikë persona që u duket vetja shumë të rëndësishëm, janë arrogantë, kërkues dhe veçanërisht nuk i marrin me mirësi kritikat.

Ka të ngjarë të gjeni shumë narcistë në pozicione të pushtetit politik dhe të biznesit. Kjo do të thotë se do t’ju duhet të negocioni me ta ndërsa ndërtoni biznesin tuaj.

Lexoni: 7 metoda të thjeshta sesi të silleni me një person narcist

Lajmi i mirë: Ju mund të ndërmerrni disa hapa që do t’ju ndihmojnë të bëni pazare dhe marrëveshje të suksesshme me këto personalitete të vështira.

Si të dallojmë një narcist?

Kjo është pjesa e lehtë. Kur bisedojmë me ta, botëkuptimi i tyre shpesh bëhet shpejt i dukshëm. Në përgjithësi, gjithçka rrotullohet rreth tyre. Në mendjet e tyre, ata janë gjithçka dhe shpesh të vetmit, që bëjnë të ndodhin gjëra të mëdha. Ata përpiqen të projektojnë një imazh të vetëbesimit suprem dhe me shumë mundësi e shohin veten si shumë inteligjentë, tërheqës dhe tepër të aftë. Ata besojnë se vetja e tyre meriton një trajtim unik.

Zakonisht, narcistët bëjnë presion pothuajse për çdo gjë të perceptuar sado e vogël apo e parëndësishme mund të jetë ajo. Ata sulmojnë çdo gjë që mund të vërë në pikëpyetje perceptimin e tyre të lartë për veten e tyre. Shpesh, ka një armik që e bën narcistin të jetë viktimë dhe të justifikojë hakmarrjen e tij ose të saj dhe ndoshta pamëshirshmërinë që i karakterizon. Ata kanë tendencë të jenë të aftë në manipulimin e emocioneve siç janë faji, frika dhe ankthi. Gjatë gjithë kohës, narcistët mund të shfaqen jashtëzakonisht tërheqës dhe karizmatikë.

Për narcistët, njerëzit janë si gurët e shahut. Ata i lëvizin të tjerët për t’u shërbyer qëllimeve të tyre dhe kushdo përveç Mbretit (narcistit) mund të sakrifikohet me lehtësi.

Pranoni me kë keni të bëni

Duke marrë parasysh të gjitha këto, nuk është habi që të dëgjoni që shumë sipërmarrës kanë probleme për të bërë marrëveshje me narcistët. Ndonjëherë është e pamundur të bësh një narcist të negociojë me mirëbesim. Kjo, natyrisht, mund të jetë tepër acaruese. Për më tepër, marrja e një rezultati të zbatueshëm mund të jetë jashtëzakonisht e vështirë. Për shembull, të bësh që një narcist të pranojë ndonjë dobësi të tij është gati e pamundur.

Atëherë, çfarë mund të bëni nëse duhet të uleni pranë një narcisti në tryezën e negociatave? Për të qenë të suksesshëm në negocimin me narcisistët, së pari duhet të kuptoni qartë psikologjinë e tyre. Ju gjithashtu duhet të pranoni që psikologjia e tyre është se do të mbeten ata që janë dhe nuk do të ndryshojnë kurrë. Duke pranuar se kjo është mënyra në të cilën ndodhen gjërat, ju e vendosni veten në një pozitë më të fortë mendore dhe psikologjike për të negociuar në mënyrë efektive me narcistët.

Lexoni: Që të jesh i suksesshëm duhet të thuash JO shpesh 

Arti i negociatave me narcistët

Sipas Frank Carone, partneri ekzekutiv në Abrams Fensterman dhe një autoritet kryesor ndërkombëtar për negociatat, këshillon se lajkatimet do t’ju çojnë larg:

“Në të gjitha negociatat, ju duhet të qëndroni të përqendruar në qëllimin tuaj. Ndonjëherë kjo kërkon që ju të kuptoni se çfarë kanë dhe duan në të vërtetë njerëzit. Cilatdo që të jenë nevojat kritike të palës tjetër, ju duhet t’ua jepni atyre nëse dëshironi të bëni një marrëveshje. Kur bëni pazare me narcistët për një nevojë kritike, duhet të hiqeni sikur ua keni shumë nevojën atyre. Kjo u dëshmon atyre se janë të vlefshëm, madje edhe të shkëlqyer. Narcistët janë njerëz zakonisht shumë të pasigurtë dhe të frikësuar. Prandaj, do të duhet t’i bëni ata të ndihen të rëndësishëm dhe të fuqishëm”.

Përfundimi: Sa më shumë t’u transmetoni narcistëve që e kuptoni “madhështinë” e tyre, aq më të gatshëm do të jenë ata që të punojnë me ju për të bërë një marrëveshje. Nëse nuk u kushtoni vëmendje në mënyrë konstruktive narcistëve gjatë gjithë procesit, ata me siguri nuk do t’u kushtojnë vëmendje kushteve dhe as nuk do të bëjnë shumë për ju.

Kjo qasje mund të jetë shumë e vështirë për disa njerëz. Një nga ndërlikimet për disa persona, kur bëhet fjalë për negociatat e tyre me narcistët, është se ata duhet të tejkalojnë egot e tyre në mënyrë që narcistët të ndërmarrin veprime dhe të ecin përpara.

Mos harroni qëllimin tuaj përfundimtar

Në fund, mos harroni se është e mundur të negociosh në mënyrë efektive me pothuajse të gjithë. Të gjitha bisedimet janë përqendruar në plotësimin e nevojave të secilës palë. Në rastin e negociatave me narcistët, nevoja kryesore është që shpesh ta kuptoni pikëpamjen e tyre për veten e tyre dhe ta përforconi atë në mënyrë të përsëritur. Nëse ndonjëherë negocioni me narcistët, sigurohuni t’i kushtoni vëmendjen që dëshirojnë nëse kërkoni të fitoni.

Lexoni: Nëse do të jesh i suksesshëm, bëhu egoist

burimi: Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0