Si të ndaloni videot që mos luhen automatikisht në Facebook? » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 26/06/2019

Si të ndaloni videot që mos luhen automatikisht në Facebook?

Share
nga Anerola Torollari
Qer 26, 2019
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

Videot autoplaying në Facebook mund të jenë një ide e mirë nëse keni mundësi të rrini për pak kohë përpara ekranit. Por ato gjithashtu mund të jenë të bezdisshme, pasi mund të përdorin të dhënat tuaja, të kenë muzikë të fortë dhe madje e bëjnë sistemin tuaj të ngadalësohet.

Cilado qoftë arsyeja juaj, nuk është turp që të heqim autoplay e videove. Për fat të mirë, ka mënyra për të fikur opsionin automatik për videot në Facebook, pa marrë parasysh se si e përdorni këtë site.

Lexoni: 9 gjërat që duhet të dini në lidhje me njoftimin e fundit nga Facebook

Më poshtë po ju sjellim udhëzimet se si ta realizoni në versionin desktop të Facebook, si dhe në aplikacionin në telefonët iPhone dhe Android.

Si të ndaloni videot të luhen automatikisht në versionin Desktop?!

  1. Hyni në Facebook.
  2. Klikoni në krye të faqes dhe shkoni tek “Settings”.
  3. Klikoni opsionin “Videos” në të djathtë
  4. Pranë “Auto-play videos”, zgjidhni opsionin “Off” nga menuja drop-down.

Prej aty, gjithashtu mund të ndryshoni cilësinë e parazgjedhur të videos, si dhe të aktivizoni ose çaktivizoni opsionin e titrave të videos.

Si të ndaloni videot të luhen automatikisht në versionin iPhone:

  1. Hapni aplikacionin tuaj në Facebook.
  2. Klikoni mbi tre vijat vertikale në pjesën e poshtme të ekranit.
  3. Shkoni poshtë dhe klikoni mbi “Settings and Privacy” dhe pastaj “Settings”.
  4. Shkoni poshtë përsëri te “Media and Contacts” dhe pastaj klikoni mbi “Videos dhe Photos”.
  5. Pasi klikoni “Autoplay”, zgjidhni “Never Autoplay Videos” për të fikur luajtjen automatike të videove.

Si të ndaloni videot të luhen automatikisht në versionin Android:

  1. Hapni aplikacionin tuaj në Facebook.
  2. Klikoni mbi tre vijat vertikale në pjesën e sipërme të ekranit.
  3. Klikoni “Settings & Privacy” pasuar nga “Settings”.
  4. Shkoni poshtë dhe klikoni mbi “Media and Contacts”.
  5. Klikoni “Autoplay”.
  6. Më pas zgjidhni “Never Autoplay Videos”.

Lexoni: Pyetja më e shpeshtë e Facebook që ju rrëmben lumturinë

Për të dy përdoruesit e Android dhe iPhone, gjithashtu do të mund të vendosni që videot të shfaqen automatikisht “On Mobile Data and Wi-Fi Connections” ose “On Wi-Fi Connections Only”.

burimi: BusinessInsider