Si të mposhtni frikën për të realizuar qëllimet tuaja të vërteta

Si të mposhtni frikën për të realizuar qëllimet tuaja të vërteta


Të gjithë përjetojnë frikë. E rëndësishme është jo vetëm ta mposhtni atë, por ta ktheni në avantazhin tuaj.  Ja disa opinione lidhur me këtë temë:

Mos e shmangni frikën tuaj – nxirreni atë në sipërfaqe.
(Ed Mylett, autor dhe bashkëthemelues i Sindikatës Arete)

Frika është ndjesi shumë e rëndësishme. Frika na bën të ndihemi sikur po na kanoset një rrezik shumë i madh. Kjo ka anën e vet të mirë. Në një situatë të vështirë, secili prej nesh mund të nxjerrë më të mirën e mundshme nga potenciali që ka. Një prej këshillave më të mira, e cila ka rezultuar shumë efikase është që: të mos e shmangni kurrë frikën, por të gjeni mënyra dhe të përballeni me të. Në momentin që kam frikë të marr një vendim të caktuar, gjithmonë e vendos veten time në të ardhmen dhe mundohem të shikoj anët pozitive dhe negative të një vendimi të tillë. Nëse anët negative janë më të shumta, unë e mund frikën dhe marr vendimin, nga i cili për pak sa nuk hoqa dorë.

Pyete veten se çfarë do të bëje nëse nuk do të kishe frikë?
(Jean Case, autore e librit “Be Fearless”, CEO e Case Foundation, kryetare e Shoqërisë Gjerografike Kombëtare)

Në fillimet e karrierës sime, hoqa dorë nga një punë e sigurt në një prej kompanive më të famshme General Electric dhe fillova punë në një startup. Të shumtë ishin ata që menduan se isha çmendur, pasi rrezikova gjithçka. Kjo më bëri për disa momente që të dyshoja tek vetja nëse kisha marrë apo jo vendimin e duhur. Por, puna e palodhur e stafit bëri që startup-i të shndërrohej në një kompani të suksesshme, atë që sot njihet si AOL. Unë gjithmonë frymëzohem nga ata të cilët e sfidojnë veten e tyre dhe të tjerët duke i bërë vetes pyetjen: “Si do të kisha vepruar nëse nuk do të kisha frikë? Kjo është një nga mënyrat më të mira për të na vënë përpara vetes dy mundësi dhe pastaj na mbetet neve për të bërë zgjedhur të duhurën.

Lexo: Si të vendosni më mirë qëllimet tuaja në vitin 2019

Mposhtni frikën
(Dave Asprey, sipërmarrës dhe themelues i kompanisë Bulletproof 36, dhe autor i librit “Game Changers”).

Emocioni fillestar shërben si një mekanizëm mbijetese dhe më pas pasohet nga dështimi. Edhe pse njerëzimi ka avancuar, frika ndaj dështimit vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite e pranishme. Por, është pikërisht frika nga dështimi ajo që në pjesën më të madhe të rasteve shkakton edhe dështimin e mundshëm, duke krijuar kështu një qark, nga i cili është vështirë që të dalësh. Mos e lini frikën të fitojë, por mundeni atë. Frika është burimi i emocioneve negative, nga inati, tek zilia dhe ndjenja e fajit. Ndërsa emocionet pozitive kanë burime të tillë si besimi, guximi dhe mirënjohja. Dhe në momentin që ju do ta keni kuptuar një gjë të tillë do ta keni shumë të lehtë për të transferuar emocionet tuaja, nga ato që kanë në bazë frikën tek ato që kanë në bazë besimin.

Zgjidhni të jetoni jetën që ju bën të ndiheni më mirë
(Jessica Mead, bashkëthemeluese e EpekData dhe BrandLync)

Frika ime më e madhe në 10 vitet e ardhshme është që të kuptoj se asgjë tjetër përveç moshës sime nuk ka ndryshuar, prandaj unë e inkurajoj familjën time që të japë potencialin e saj më të mirë në çdo fazë të jetës. Unë i sfidoj frikërat e mia dhe kërkoj zgjidhje sa më të mira.

Mos harroni: edhe nëse bini, mund të ngriheni sërish
(Jeremy Harbour, investitor, themelues dhe CEO i Unityr Group dhe harbor Club dhe autor i librit “Go Do”)

Unë e kam filluar biznesin tim në një moshë shumë të re. Por, pas vetëm disa vitesh, u përballa me një situatë shumë të vështirë. Sikur kjo të mos mjaftonte, fillova të ndihesha i mbingarkuar, të mos flija fare dhe rrjedhimisht të merrja edhe vendime jo të duhura. Por, frika ime më e madhe ishte se do të dështoja. Kur e mbylla biznesin që kisha hapur me aq mund, frika ime më e madhe u realizua, por një gjë e tillë nuk më mposhti. “Edhe pse u rrëzova nuk është se u vrava shumë, sepse me besim në aftësitë e mia dhe se mund të jepja sërish më të mirën nga vetja, arrita të ngrihem shumë shpejt në këmbë”.

Nuk mund t’ia dilni të vetëm
(Mark Moses, themelues dhe CEO i Coaching International)

13 vjet më parë, djali im u diagnostikua më kancer në tru. Padyshim që ai ka qenë një prej momenteve më të vështira më të cilin unë jam përballur në jetë. Ndonjëherë mekanizmat tanë të mbrojtjes na bëjnë që të sillemi pikërisht në mënyrën që nuk duhet të silleshim. Kur përballemi me një frikë, e cila duket shumë e madhe për t’u përballuar, atëherë e humbasi tërësisht kontrollin. Përpiqemi të shmangim çdo mundësi që do të na ndihmonte për ta përballuar atë dhe për të ruajtuar energjitë në mënyrë të tillë që të veprojmë në mënyrën më të mirë dhe mbi të gjitha të bëjmë zgjedhjet e duhura. Por, nuk duhet të harroni një gjë shumë të rëndësishme, asgjë nuk mund të përballohet vetëm. Pranoni ndihmën e të tjerëve dhe mbi të gjitha duhet të pranoni frikën që po përjetoni, sepse vetëm në këtë mënyrë ju mund të bëni një hap përpara. Çdokush ka nevojë për ndihmë e tjetrit, për të përballuar situata që duken të papërballueshme.

Lexo: Sakrificat që bëjnë njerëzit e suksesshëm për të arritur qëllimet e tyre

Shikoni për mundësitë që qëndrojnë pas frikës
(Keri Shull, themeluese e Keri Shull Team dhe bashkëthemeluese e HyperFast Agent.)

Kam kuptuar se frikërat e mia kanë qenë ato të cilat nuk më lënë që të ec përpara dhe për pasojë as të realizoj ëndërrat e mia. Prandaj, në çdo situatë kur përballem me një prej frikërave të mia, i bëj vetes pyetjen: “Çfarë do të ndodhte nëse do të përballesha më frikën timen? Kjo është një prej pyetjeve më motivuese dhe më nxitëse që më bën të përballem me frikërat e mia, t’i kaloj ato dhe të shikoj mundësitë që fshihen përtej tyre.

Përballu me frikën dhe bëhu më i fortë
(Tom Sheih, CEO i Crimcheck)

Si një sipërmarrës i ri, një prej frikërave të mia më të mëdha ka qenë se nuk do të kisha sukses në biznes. Por, pasi pata sukses, frika ime ishte se mos të tjerët bëheshin më të suksesshëm se unë. Në momentin që humba një shumë të konsiderueshme parash, si pasojë e lënies në baltë nga një prej ortakëve të mi, (i cili u bë më i sukesshëm se unë) zhgënjimi ishte shumë i madh. Por, pasi kaloi një farë kohe, ia dola ta marr veten dhe kuptova një gjë shumë të rëndësishme. “Kur ju përballeni më një prej frikërave tuaja më të mëdha, e kuptoni se ajo nuk ishte edhe aq e madhe apo aq e papërballueshme, sa mund ta kishit imagjinuar përpara se të përballeshit me të”.

Planifikojini gjërat
(Ashely Alderson, themelues dhe CEO i The Boutique Hub ; i mbijetuar nga kanceri, folësi motivues)

Frika më mësoi se nuk duhet të ankohem, por të hartoj një plan për ta adresuar atë duke shtruar pyetje si: “pse”, “çfarë”, etj.  Cila është frika që po më mban? Pse është aty? Çfarë ndodh nëse bëhet e vërtetë? Si do ta zgjidhja? Çfarë dobie mund të vinte prej saj? Si mund ta shmangia? Cila është pasoja nëse nuk kërkoj atë? Pse kjo frikë nuk ekziston duke ecur përpara? Frika shpesh është shumë më e vogël sesa imagjinata ime më lejon të besoj.

Entreprenuer

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0