Si të mos ndiheni të vetmuar në vendin e punës - Business Magazine Albania

Si të mos ndiheni të vetmuar në vendin e punës

Si të mos ndiheni të vetmuar në vendin e punës

Pandemia ka lënë një rrugë të gjatë shkatërrimi pas saj. Dhe një nga gjërat më të trishtueshme të saj, është që na ka bërë më të vetmuar dhe më pak të lidhur me njëri-tjetrin, veçanërisht në vendin e punës, sipas një raporti të ri.

Në “Kriza e Ndërlidhjes: Pse komuniteti ka rëndësi në botën e re të punës”, BetterUp Labs, ekipi kërkimor shkencor i platformës së trajnimeve virtuale BetterUp zbuloi se, teksa shumica prej nesh do të dëshironin të kishin më shumë miq në punë, pothuajse 6 nga 10 njerëz nuk shoqërohen me kolegët jashtë punës dhe 43% e tyre nuk ​​kanë një ndjesi lidhjeje me kolegët; 22% madje thanë se nuk kanë asnjë mik në punë. Më shumë se gjysma e të anketuarve thanë se do të shkëmbenin një pjesë të kompensimit të tyre për të krijuar lidhje më të forta me kolegët.

Vetmia në vendin e punës ishte një problem edhe përpara pandemisë, por distancimi social dhe puna në distancë e kanë përkeqësuar akoma më shumë problemin, thotë ekspertja Shasta Nelson, autore e “The Business of Friendship: Making the Most of Our Relationships Where We Spend Most of Our Time”. Dhe sa më shumë të mësohemi me këtë ndjesi, aq më pak e kuptojmë se ajo përbën një problem. “Shumë prej nesh kanë më pak ndërveprime me të tjerët dhe po i themi vetes se kjo nuk përbën ndonjë problem,” thotë ajo.

Sot, realiteti është ndryshe. Ndërveprimet natyrore që ndodhin në një zyrë plot me njerëz, si për shembull bisedat spontane dhe ndarja e vakteve me njëri-tjetrin, janë më pak të zakonshme. Por, marrëdhëniet në vendin e punës luajnë një rol të rëndësishëm në jetën tonë, thotë Carole Robin, bashkautore e “Connect: Building Exceptional Relationships with Family, Friends, and Colleagues”.

Për fat të mirë, ka disa mënyra efektive për të nxitur më shumë marrëdhëniet në vendin e punës.

 

Marrëdhëniet me kolegët duhet të jenë një përparësi

Organizatat janë shpesh të përqendruara tek efikasiteti dhe produktiviteti. Kur punëdhënësit kaluan te puna në distancë, ata shpesh dyfishonin kohën e tyre përpara kompjuterit, duke punuar më shumë orë.

Dhe, megjithëse mund të jetë më komode për të punuar nga shtëpia, punonjësit në distancë mund të kuptojnë se ky komoditeti vjen me koston e mungesës së marrëdhënieve me kolegët, thotë Nelson. Pra, punonjësit dhe punëdhënësit duhet të jenë më të qëllimshëm për ofrimin e mundësive që punonjësit të krijojnë marrëdhënie me njëri-tjetrin, edhe nëse kjo do të thotë që të sakrifikojnë produktivitetin herë pas here.

Krijoni hapësira për të diskutuar për tema personale

Punonjësit që nuk ndihen se kanë marrëdhënie me kolegët mund të ngurrojnë që t’i kontaktojnë ata përmes email-it ose platformave të tjera të komunikimit, zbuloi raporti i BetterUp Labs. Pothuajse 70% thanë se e mendonin me kujdes frekuencën e komunikimit me kolegët, në mënyrë që të mos “shqetësojnë” të tjerët. Ky hezitim mund të pengojë komunikimin e nevojshëm për të kryer punët që duhen bërë.

Gjetja e kohës që punonjësit të krijojnë lidhe me njëri-tjetrin dhe të diskutojnë detaje personale, të tilla si hobi, familja ose planet e fundjavës, nxit marrëdhënie më të mira mes tyre. Raporti zbuloi gjithashtu se kjo është një fushë ku ndërhyrja e organizatës mund të jetë e rëndësishme, pasi një në tre të anketuar thanë se nuk ishin të sigurt se si të gjenin njerëz për ndërtimin e marrëdhënieve miqësore në vendin e punës.

“Këto gjëra nuk janë të parëndësishme,” thotë Erin Eatough, psikologe për shëndetin në punë në BetterUp Labs. Mundësi të tilla, “në fakt kanë rëndësi për ndërtimin e lidhjeve me njerëzit”, thotë ajo. “Dhe më pas, kjo ndikon te mënyra se si performojnë ekipet, sa të përkushtuar janë njerëzit dhe te synimet e tyre për të qëndruar në kompani.”

Gjeni mënyra për të shfaqur emocione pozitive

Përveç gjetjes së mundësive që njerëzit të lidhen me njëri-tjetrin në një nivel personal, nxitja e emocioneve pozitive është gjithashtu e dobishme, thotë Nelson. Liderët kanë një mundësi për të caktuar një kohë specifike gjatë takimeve që njerëzit mund ta përdorin për të ndarë diçka për veten e tyre, duke filluar nga ajo që kanë bërë gjatë fundjavës, e deri tek gjëja që kanë bërë javën e kaluar, për të cilën ata janë krenarë.

“Ne kemi nevojë që njerëzit të shfaqen me shpresë, me pritshmëri, me gatishmëri për të marrë pjesë. Sot ka shumë pak momente që janë kuptimplota duke qenë së bashku”, thotë Nelson.

Një mënyrë tjetër për të krijuar përvoja pozitive që mund të ndihmojnë në formimin e lidhjeve është gjetja e mundësive për të punuar në diçka së bashku, thotë Robin. Qoftë një projekt, një klub leximi ose një projekt vullnetar në grup, këto mundësi për t’u lidhur dhe për të bashkëpunuar mund të çojnë në ato momentet spontane që janë integrale për krijimin e miqësive në vendin e punës.  Fast Company

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #29 - Korrik 2022

Art në biznes & biznes me art

Ky numër vjen me tema të fushave të paprekura më parë nga ne.

Sipërmarrja gjendet kudo, ndaj këtë radhë u ndalëm tek industria e modës dhe kinematografia. Arti është një fushë ku mund të lulëzojnë shumë sipërmarrje të suksesshme. Përmes investimit në art, jo vetëm bëjmë biznes, por i shërbejmë shumë më tepër identitetit shqiptar, duke krijuar mundësi të promovohen e të njihen në tregje globale, vendi, kultura dhe tradita shqiptare. Pra, të hapet rruga edhe për turizëm dhe eksporte më të mëdha.

Sot vijmë me artikuj dedikuar modës, sfidave aktuale, ndikuar nga kriza e çmimeve të larta, por edhe mundësive për zbulimin e talenteve. Muza Competition, konkursi i artistëve të rinj u kurorëzua me 10 finalistë nga diaspora dhe fitoren e një vajze të re. E sapodiplomuar në Amerikë, Alisa Dudaj, spikati, duke treguar me punimet e saj talentin dhe vlerësimin e traditës. Businessmag beson tek talentet dhe synon të frymëzojë përmes tyre. Në fushën e artit ju mund të nisni një startup, ndaj në faqen kryesore sjellim stilisten e re.

Një tjetër industri që po lulëzon mes vështirësish është ajo e kinematografisë. Financat publike vendase janë të ulëta dhe kineastët kërkojnë vë…

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0