Si të merrni vendime sipas matricës Eisenhower? - Business Magazine Albania

Si të merrni vendime sipas matricës Eisenhower?


Dwight D. Eisenhower shërbeu si gjeneral i ushtrisë amerikane dhe president i 34-të i Shteteve të Bashkuara. Brett McKay, autori i “Art of Manliness”, ndan disa njohuri se si ish-presidenti vendoste përparësitë e tij kur merrrte vendime. Më poshtë BusinessMag ju sjell strategjinë e tij.

Shpeshherë gjatë një dite, ne përfundojmë duke u fokusuar në detyra që duken të rëndësishme, por që janë thjesht urgjente.

Lexoni: 4 mënyra për të përmirësuar produktivitetin e ekipit tuaj

Gjenerali Eisenhower, është personi që kryesoi pushtimin D-Day. Gjithashtu president i Shteteve të Bashkuara. Ai u përball me vendime të vazhdueshme gjatë gjithë karrierës së tij ushtarake dhe gjithashtu në karrierën e tij si presidet. Ai kishte këtë thënie: “Ne shpesh ngatërrojmë urgjenten me të rëndësishmen dhe të rëndësishmen me urgjenten.”

Nga kjo, njerëzit kanë nxjerrë atë që quhet Matrica e vendimit Eisenhower, e cila ju ndihmon të kuptoni se çfarë është me të vërtetë e rëndësishme dhe çfarë është thjesht urgjente. Pra, ekziston kjo rrjetë me të cilën ndesheni dhe ka disa gjëra që janë të rëndësishme, por jo urgjente, disa të tjera që nuk janë të rëndësishme, por urgjente. Qëllimi me këtë është që të përqëndroheni në atë që është e rëndësishme dhe jo urgjente. Cilat janë detyrat që janë më të rëndësishme, të cilat do t’ju ofrojnë kthimin më të madh të investimit?

Lexoni: Si të maksimizoni produktivitetin?

Shpesh herë gjatë një dite, ne përfundojmë duke u fokusuar në detyra që duken të rëndësishme, por që janë thjesht urgjente. E-maile për t’u përgjigjur, thirrje telefonike për të bërë, mbledhje që duken të rëndësishme, por nuk janë të rëndësishme, janë thjesht mbledhje që nuk merrni asgjë në kthim. Pra, në vend që të përqendroheni në ato që nuk janë të rëndësishme, por detyra urgjente kaloni më shumë kohë në gjërat e rëndësishme – gjërat që e dini se do të çojnë një projekt përpara, që do çojnë jetën tuaj përpara. Pasi ta bëni këtë, ju do të bëni shumë më tepër gjëra në jetën tuaj.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0