Si të mbroni sytë tuaj, në qoftë se jeni gjatë gjithë ditës para ekranit? - Business Magazine Albania

Si të mbroni sytë tuaj, në qoftë se jeni gjatë gjithë ditës para ekranit?


Nëse punoni para një kompjuteri gjithë ditën, ju jeni familjarë me ndjenjën e irritimit, shikimin e mjegullt dhe lodhjen e syve tuaj deri në fund të pasdites. Çdo gjë fillon me shikimin e mjegullt dhe ndonjëherë edhe me dhimbje koke. Ky grup i simptomave është i njohur si lodhje sysh apo sindroma e vegimit kompjuter dhe kjo është një sëmundje unike e epokës sonë moderne, një që më shumë se 60% e amerikanëve e përjetojnë çdo ditë.

Nuk merr shumë kohë që të filloni të përjetoni simptomat e lodhjeve të syrit – vetëm dy orë duhet para ekranit për të përjetuar këto simptoma, një sasi e kohës që mjaft lehtë godet, kur ju kombinoni punën me kompjuterin, përdormin e televizorit, smartphone-it, tabletit dhe ekraneve të tjera. Kjo pothuajse duket e pashmangshme.

Fatmirësisht, ka disa gjëra që ekspertët thonë në mënyrë që ju të mund të minimizoni sikletet dhe dëmtimet e mundshme kur jeni gjatë gjithë ditës para një ekrani me ngjyra të ndezura. Këtu janë katër këshilla mjaft të lehta për t’u zbatuar që do të bëjnë një ndryshim të madh:

Zmadhoni tekstin

Duke parë në tekst të vogël mund t’iu bëjë që t’i afroheni ekranit më shumë, duke çuar në lodhje dhe dhimbje koke, ndër të tjerash – kështu që rrisni madhësinë e tekstit dhe kontrastin e ngjyrave për t’i bërë gjërat më të lehta për t’u lexuar.

Pulisni sytë

Kur ne i ngulim sytë në ekran, harrojmë t’i pulisim ato, gjë e cila bën tharjen e syve tanë. Është e vështirë për t’u kujtuar, por përpiquni që vazhdimisht të pulisni sytë. Ilaçi me pika në sy është një mënyrë e thjeshtë dhe e dobishme për të mbajtur larg tharjen e syve tuaj.

Rregulloni ndriçimin

Shkëlqimi i ekranit mund të shkaktojë lodhje të syve dhe dhimbje koke. Rregulloni ndriçimin për të shmangur reflektimim në ekranin tuaj, ose merrni në konsideratë që të merrni një shtresë të hollë anti-refleksi.

Rregulli 20-20-20

Pas 20 minutash punë, merrni 20 sekonda për të parë diçka 20 cm larg. Sytë tuaj kanë muskuj që i ndihmojnë ata të lëvizin dhe të përqëndrohen në objekte të ndryshme, por në qoftë se ne ia ngulim sytë një ekrani në të njëjtën distancë për orë të tëra, ata muskuj do e kenë të vështirë përshtatjen për të lëvizur përsëri.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0