Si të kuptoni tiparet e një kolegu - Business Magazine Albania

Si të kuptoni tiparet e një kolegu

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndësishëm në jetën tonë të përditshme, mik, shef, koleg, partner apo i njohur që kemi, dikur ishte thjesht një i huaj. Dhe kur e takuam për herë të parë, nuk mund ta kishim idenë se do të krijonim marrëdhënien që ndajmë tani.

Është e pamundur të dimë gjithçka që duhet të dimë për dikë herën e parë që e takojmë, përveç nëse kemi një dhuratë që na ndihmon të kuptojmë menjëherë se me çfarë lloj njerëzish kemi të bëjmë.

Pra, nëse doni të kuptoni personalitetin dhe karakterin e një personi, ekziston një pyetje që, sipas hulumtimeve, mund të zbulojë shumë për ju.

Thjesht pyesni personin përballë jush se çfarë mendon ai për dikë tjetër.

Sipas një studimi nga Universiteti i Nebraskës, njerëzit shohin karakteristikat tona tek të tjerët. Kështu, një personazh egoist do të dallojë elementë të ngjashëm në një tjetër, ndërsa një i sjellshëm do të shohë karakteristika më të buta dhe më të qeta.

Studiuesit u kërkuan pjesëmarrësve të gjykojnë karakteristikat si pozitive ashtu edhe negative të njerëzve të tjerë.

Sa më pozitivisht i gjykonin të tjerët, aq më të lumtur dhe më të qëndrueshëm emocionalisht ishin pjesëmarrësit. Nga ana tjetër, ata që i gjykonin të tjerët negativisht ishin narcistë dhe kishin më shumë sjellje antisociale.

Sigurisht, argumentojnë shkencëtarët, fakti që një narcisist sheh elemente negative tek të tjerët nuk do të thotë se ai bën të njëjtën gjë me veten e tij. Në mënyrë të ngjashme, njerëzit me çrregullim të personalitetit mund të besojnë se të tjerët, për shembull, janë armiqësorë dhe keqdashës, edhe nëse nuk mund të dallojnë sjellje të ngjashme në vetvete.

Siç vërejnë ata, një person negativ gjithashtu i sheh të tjerët në këtë mënyrë. Vetëm kjo tendencë tregon më shumë shanse për depresion ose çrregullime të tjera psikologjike.

shqip

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0