Vetëbesimi nuk është një dhuratë e rezervuar për disa të paktë, por një aftësi që ndërtohet përmes praktikës së qëndrueshme dhe disa teknikave të thjeshta. Ekspertët theksojnë se, pavarësisht profesionit apo sfidave personale, çdokush mund të zhvillojë siguri të brendshme duke aplikuar disa rituale dhe duke ndërtuar një prezantim të qartë personal.
Së fundmi, në një event bamirësie ku një e re priste të mbante një fjalim përpara 550 të ftuarve për të nderuar universitetin e saj, emocionet dhe pasiguria ishin të dukshme. Lëvizjet nervoze dhe përpjekjet për të kontrolluar frymëmarrjen treguan sfidën e madhe që ndjente ajo përballë skenës.
Lexo gjithashtu: Aurrel Kondi – Nga sfidat personale në Berlin te ndërtimi i urave mes diasporës dhe Shqipërisë falë “Illyrian Brains”
Një profesioniste me mbi dy dekada përvojë si ankandiste ndërkombëtare ndau një reflektim interesant mbi situatën, duke theksuar se edhe ajo, në fillimet e karrierës, ishte përballur me netë të mbushura me ankth. Sipas saj, eksperienca mbi 1,000 netësh në skenë ka sjellë disa mësime kyçe për të ndërtuar dhe ruajtur vetëbesimin që vlejnë si në jetën profesionale, ashtu edhe në atë personale.
Rituali i vetëbesimit, një teknikë e thjeshtë, por e fuqishme
Një nga teknikat që përmendet është krijimi i një “rituali vetëbesimi”. Në rastin konkret, ankandistja përdorte një çekiç të vogël për të goditur tri herë mbi foltore për të tërhequr vëmendjen e audiencës. Ky ritual, që u kthye në simbol të versionit të saj më të sigurt, ndikonte fuqishëm në qëndrimin dhe energjinë me të cilën hynte në çdo hapësirë publike. Edhe në raste kur çekiçi mungonte, ajo improvizonte me objekte të tjera, duke ruajtur të njëjtën ndjesi kontrolli dhe fuqie.
Ky fenomen nuk është i izoluar. Në librin “Gruaja më e fuqishme në dhomë je ti”, autorja thekson se shumë sportistë profesionistë, CEO dhe liderë në fusha të ndryshme kanë një version të vetin të këtij rituali, qoftë një fjalë kyçe motivuese, një objekt personal apo një veprim i vogël që u rikthen vetëbesimin në momente sfiduese.
Ekspertët sugjerojnë që çdokush të analizojë momentet kur ndjehet më i/e fuqishëm/e dhe të krijojë një ritual që mund ta përdorë në momente pasigurie, për të aktivizuar një version më të fortë të vetes.
Lexo gjithashtu: SPECIALE/ Nga spektakli tek memet, kur fushata bëhet narrativë për klikime
Prezantimi personal, ndërtimi i qartësisë së brendshme
Një tjetër këshillë e vlefshme është perfeksionimi i prezantimit personal. Sipas specialistëve, vetëbesimi ndërtohet edhe nga brenda, dhe kjo nis me të kuptuarit e qartë të asaj që përfaqëson një individ. Rekomandohet që secili të shkruajë një listë të pikave të tij/saj më të forta dhe të përgatisë një prezantim të shkurtër prej 30 sekondash që përmbledh kush është, çfarë bën dhe ku synon të shkojë. Ky ushtrim jo vetëm që ndihmon në situata të papritura, por gjithashtu forcon ndjesinë e sigurisë dhe drejtimit personal.
Në rastin e fjalimit të përmendur më sipër, para se e reja të ngjitej në skenë, mori një fjalë inkurajuese që e ndihmoi të rikthejë kontrollin dhe të përballet me sallën plot me vetëbesim. Ky episod është një shembull konkret i fuqisë që ka mbështetja dhe motivimi nga të tjerët në ndërtimin e sigurisë personale.
Ekspertët theksojnë se vetëbesimi është një proces dinamik që kërkon ushtrim të vazhdueshëm dhe rrethim me njerëz që mbështesin dhe frymëzojnë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.