Si të kujdeseni për shëndetin mendor gjatë krizës së COVID-19

Si të kujdeseni për shëndetin mendor gjatë krizës së COVID-19


Jemi në mes të një prej periudhave më të vështira në historinë botërore. Ne po përballemi me një pandemi të re, një përplasje në tregun ekonomik, reçesion, mundësinë e miliona humbjeve të vendeve të punës dhe ndërmarrjeve që dalin nga biznesi, të gjitha në të njëjtën kohë. Gjithashtu, ne na është thënë nga zyrtarët e qeverisë të qëndrojmë të kufizuar në shtëpitë tona. Ne jemi të izoluar dhe ndihemi të pafuqishëm. Jetët e shumë njerëzve janë kthyer përmbys nga efektet ekonomike të koronavirusit.

Në kushtet më të mira, domethënë që ju dhe familja juaj keni shëndet, punë dhe një fond urgjence ekonomike, ekziston akoma stresi, frika dhe ankthi i jashtëzakonshëm.

Lexoni: Turizmi në vitin Zero. Brunilda Liçaj: Duhet një start tërësisht i ri dhe me mendësi ndryshe

Gjatë gjithë ditës, ju mund të keni humbur ndjenjën e vetëbesimit për të tejkaluar shqetësimet ndaj shëndetit, familjes, miqve dhe bashkëpuntorëve tuaj. Është e mundur që të përjetoni periudha të vështira përsa i përket gjumit. Mund t’ju duhen shumë përpjekje për t’u ngritur nga shtrati në mëngjes dhe për t’u përballur me ditën.

Ndërsa jeni në karantinë në shtëpi, do të jetë e vështirë të përqendroheni në punën tuaj, ndërsa do t’ju duhet të kujdeseni për fëmijët, që tani janë në shtëpi për shkak të mbylljes së shkollave. Të qenit bashkëpunues në shtëpi gjatë gjithë ditës mund të çojë në ndjenja të pakënaqësisë dhe depresionit. Është e lehtë për të gjithë të acarohen me njëri-tjetrin dhe të përfshihen në argumente dhe zënka, për të cilat më vonë pendohen.

Studimet kanë treguar se ka një rritje të konsumit të alkoolit dhe drogës. Shumë njerëz po kalojnë kohë duke luajtur video lojëra, duke shikuar Netflix, YouTube, televizor dhe duke e tepruar me ushqimin. Këto aktivitete janë pozitive, për sa kohë që janë të moderuara. Sidoqoftë, shumë kohë e harxhuar për këto dhe aktivitete të ngjashme mund të bëjnë që të ndiheni fajtorë, letargjikë dhe të nënvlerësuar.

Lexoni: Gerti Boshnjaku: Ja si platforma që po lancojmë do të ndihmojë biznesin në kohë krize, por edhe më pas

Nuk është nevoja t’i bëni presion vetes për t’u shndërruar në heronj. Vetëm fakti që po arrini ta menaxhoni këtë pandemi shëndetësore, punën në shtëpi dhe izolimin përbën fitore.

Ndonjëherë gjëja më e mirë që mund të bëni është të përqendroheni në gjërat, që mund të kontrolloni për të kaluar ditën tuaj. Mos u shqetësoni shumë për gjashtë muajt e ardhshëm. Kushtojini vëmendje asaj që mund të bëni tani.

Rastet e përditshme të COVID-19 dhe llogaritja e vdekjeve të transmetuara në lajmet mund t’ju shqetësojnë. Është mirë të bëni disa pushime nga shikimi dhe leximi i pandërprerë i lajmeve, për t’i dhënë një pushim shëndetit mendor. Të qëndrosh shumë në media sociale dhe të lexosh mbi luftimet politike ju ndikon emocionalisht dhe rrit presionin e gjakut.

Vazhdoni të bëni një rutinë për të qëndruar të fokusuar dhe për të ruajtur disi normalitetin. Lini mënjanë pak kohë për t’u kujdesur për trupin tuaj. Bëni disa hapa të vegjël, pak joga, shtytje, ulje, vrapim në vend dhe shëtitje rreth vendit ku jetoni. Këto do të ndihmojnë trupin dhe perspektivën tuaj mendore. Provoni të praktikoni pak meditim për të qetësuar veten. Sigurohuni që të flini mjaftueshëm, por pa e tepruar. Mundohuni të shmangni sasitë e tepërta të alkoolit dhe ushqimeve të pashëndetshme.

Lexoni: Apple dhe Google: Do të punojmë së bashku për të gjurmuar përhapjen e Koronavirusit përmes smartphone

Filloni një hobi të ri, të thjeshtë për t’u bërë. Nëse fëmijët tuaj janë në shtëpi, shpenzoni kohë së bashku. Vlerësoni kohën që keni tani për t’u lidhur me ta. Së shpejti, fëmijët tuaj do të kthehen sërish në shkollë.

Kjo është një kohë e përsosur për t’u rilidhur me miqtë, kolegët dhe familjarët, që nuk i keni parë prej kohësh. Nuk është e çuditshme t’i dërgoni një email mikut tuaj të fëmijërisë dhe ta ftoni të flisni në Zoom ose FaceTime për t’u lidhur përsëri. Ata do ta vlerësojnë kontaktin, veçanërisht pasi është një shkëputje nga monotonia.

Një nga gjërat më të mira, që mund të bëni për veten tuaj është që të shfrytëzoni karantinën për të menduar thellësisht se kush jeni, kush dëshironi të jeni dhe si mund të jeni versioni më i mirë i vetes pasi ky tmerr të ketë mbaruar. Është një kohë e përkryer për të ri-zbuluar veten. Mbani mend, kohërat e vështira, bëjnë njerëz të fortë.

Lexoni: Ditën e hënë do të fillojnë masat lehtësuese, më shumë shërbime

Pa ngutjet në zyrë, tani keni pak kohë për të menduar. Gjeni një vend të qetë në shtëpinë tuaj dhe vlerësoni se si e keni kaluar kohën tuaj para koronavirusit. Shumë njerëz merren me punët e ngjeshura, politika e zyrave, thashethemet dhe zënkat me bashkëpuntorët.

Një gjë universale, që ne të gjithë kemi mësuar në këtë epokë të re të koronavirusit është se jeta është e çmuar. Ne kemi vetëm një kohë të shkurtër në këtë tokë dhe gjithçka mund të përfundojë në një çast. Shpresojmë që kjo tragjedi mund të na ndihmojë të gjithëve të përqendrohemi në gjërat që kanë vërtet rëndësi. Ndoshta, pas kësaj krize ne mund të jemi njerëz, bashkëshortë, bashkëpuntorë, prindër, miq dhe fqinjë më të mirë.

Forbes

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0