Si të ktheni pasionin në profesion
Përditësuar së fundmi: 01/10/2019

Si të ktheni pasionin në profesion

Share
nga Ornela Trupja
Tet 01, 2019

Shndërrimi i pasionit tuaj në një karrierë kërkon motivim. Jini proaktiv dhe bëni një hap çdo ditë që ju bën më të afërt qëllimin tuaj. Frytet e punës suaj përfundimisht do të shpagohen dhe do të jeni në rrugën tuaj për të bërë atë që doni.

Lexoni disa stategji për të mësuar se si të ktheni pasionin në profesionin tuaj ideal:
Zbuloni pasionin tuaj
Pasioni juaj lidhet me atë që ju vërtet e pëlqeni. Ekziston një ndryshim i madh midis një hobi dhe një pasioni, dhe është e rëndësishme që të bëni dallimin midis të dyjave përpara se të arrini të merrni një vendim që mund të rezultojë jo i mirë. Për shembull, fakti se ju pëlqeni të pikturoni nuk do të thotë që ai duhet të jetë profesioni juaj i së ardhmes. Ju mund të jeni më mirë në dizajnin grafik, i cili përdor disa prej të njëjtave talent artistik si piktura. Jini mendjehapur dhe eksploroni të gjitha mundësitë që ju jepen.

Lexo: Arlinda Çausholli: Përqafoni pasionin

Qartësohuni në lidhje me atë se çfarë kërkoni
Pasi të keni zbuluar pasionin tuaj, përcaktoni nivelin e kërkesës për aftësitë tuaja dhe bën një zgjedhje. Është e rrezikshme të “zhyteni” në një karrierë vetëm se pse juve e pëlqeni atë, por që në fakt ajo nuk mund të sigurojë një të ardhme për ju. Nëse jeni të sigurt në aftësitë tuaja, me shumë mundësi ju po konuroni në mënyrë tejet të qetë, duke përdorur strategjitë tuaja të marketingut.

Hulumtoni
Kryeni një kërkim të hollësishëm se çfarë do të duhej për të filluar karrierën tuaj në këtë fushë. Ju mund të keni nevojë të blini makineri ose pajisje specifike ose të fitoni një çertifikim, diplomë ose trainim special. Ju madje mund të keni nevojë të punësoni punonjës ose të kërkoni fonde. Intervistoni njerëzit që kanë ose janë në një biznes të ngjashëm me atë që po vlerësoni. Mësoni se çfarë bëni për të pasur sukses dhe për të ndjekur rrugën e duhur.

Bëni plane
Bëni një plan të detajuar të hapave që duhet të ndërmerrni për ta bërë pasionin tuaj profesionin ideal. Përfshini atë që duhet të bëni dhe sa duhet të shpenzoni para se të filloni në sipërmarrjen tuaj të re. Nëse është e mundur, gjithmonë bëni një plan rezervë në rast se Plani A nuk funksionon.

Bëhuni profesionist
Për tu marrë seriozisht, së pari duhet të bëheni profesionist. Të kesh një aftësi të veçantë mund të mos jetë e mjaftueshme për të t’u konsideruar një ekspert, kështu që duhet të fitosh trajnimin e nevojshëm për t’u bërë profesionist.  Merrni kohë nga kohë juaj e lirë dhe përkushtojuni karrierës. Ajo do t’ju vlejë për gjithë jetën.

Lexo: Lindita Rusi, pasioni dhe puna sigurojnë sukses

Jini fleksibël
Rruga juaj nuk do të jetë gjithmonë e qetë, kështu që përgatituni edhe për sfidat. Jini të hapur për këshilla dhe kritika. Kritikat e njerëzve të tjerë mund t’ju hapin sytë për diçka të re. Askush nuk mund të ketë sukses i vetëm.

Entreprenuer