Si po ndryshon traktori jetën e familjes në një fshat të Beratit - Business Magazine Albania

Si po ndryshon traktori jetën e familjes në një fshat të Beratit


Në drejtim të Çorovodë vetëm 32 km larg Beratit gjendesh në fshatin Malinat. Natyra e ka bekuar këtë vend sepse ia ka dhënë të gjitha: tokë kodrinore e gjelbëruar, rezerva uji, klimë e butë. Por, për ta vizituar këtë vend kaq të bukur natyrisht të duhen jo më pak se dy orë nga qyteti kryesor.

Fshati Malinat shtrihet në jug të qytetit të Beratit. I rrethuar me kodra të buta në veri – jug, dalje të ujrave në krahun lindor drejt Osumit, fauna dhe flora janë të larmishme. Buqësia është zëri kryesor ekonomik i këtij fshatit dhe kultura që kultivohet masivisht është vreshtaria si pasojë edhe e trashëgimisë që i la fshatit sistemi i kolektivizimit. Përbërja e tokës është ideale për vreshtari dhe banorët e fshatit bëjnë maksimumin me punën e tyre për të rritur mirëqënien e tyre dhe përmisimin e kushteve në komunitet, por pa ndihmën e qeverisjes lokale e qëndrore është e pamundur të bësh ndryshime cilësore. Fshati vuan mungesën e një rruge që për banorët është mëse jetësore për të nxjerrë në treg prodhimet e tyre.

Lexo: “Një agronom në celular”, aplikacioni ndihmon fermerët të indentifikojnë sëmundjet

Pëllumb Bakushi në Malinat është një fermer i zonës. Ai iu është drejtuar disa institucioneve financiare, por për shkak të largësisë nuk ka gjetur mbështetje. Më pas u drejtua te FED Invest, që në rrethin e Beratit operon me 3 dege – Berat, Ura Vajgurore dhe Kuçovë.  I anëtarësuar në këtë institucion në qershor të vitit 2017, ai ka marrë kredi për blerjen e një traktori me vlerë 3.4 milionë lekë.

Z.Bakushi thotë se, më parë e kam punuar tokën vetëm me frezë dhe tani erdhi momenti që të investojë në blerjen e një makinerie bujqësore, traktor, për punimin e tokës dhe proceset e korrjeve dhe  mbjelljeve.

Traktori po i lehtëson procesin dhe rendimentin e punës. Për më tepër, zona nuk ka një makineri të tillë bujqësore, ndaj ai mendon se do ta japë me qera.

Pëllumbi ka punësuar të gjithë familjen në fermën e tij dhe si aktivitet kryesor ka vreshtarinë. Prodhimin e tregton në Berat, në kantina dhe në tregun ushqimor të shumicës.

Sfida më e madhe për të është mungesa e infrastrukturës rrugore. Kjo i rrit kostot e transportit.  Aktualisht bujqësia vijon të ketë pak akses në financim. Për shumë banka të nivelit të dytë, sektori bujqësor viijon të shfaqë rrezik të lartë për financim. Nga ana tjetër, edhe vetë fermerët theksojnë se kushtet e financimit nga bankat vijojnë të jenë frenuese me norma të larta interesi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0