Si përdoren video-lojërat për qëllime politike - Business Magazine Albania

Si përdoren video-lojërat për qëllime politike

Me zgjedhjen e presidentit të SHBA-së më 3 nëntor merr fund një fushatë elektorale e karakterizuar nga pandemia e koronës, e cila e ka ndryshuar përgjithmonë jetën ekonomike dhe shoqërore. Si në çdo krizë  edhe kjo ka edhe humbës dhe fitues. Industria e prodhimit të video-lojërave bën pjesë tek përfituesit për shkak se shumë njerëz kalojnë më shumë kohë në shtëpi. Gjatë krizës së koronës u rritën ndjeshëm shitjet e konsolave të lojërave, dhe video-lojërave.

Edhe loja “Animal Crossing: New Horizons”, që u hodh në treg në mars 2020, është një nga fituesit e krizës. Në këtë lojë lojtarët dhe lojëtaret udhëtojnë në një ishull virtual, shkojnë për të peshkuar, tundin pemë derisa të bien frutat, zgjerojnë gradualisht shtëpitë e tyre dhe bisedojnë me kafshë që flasin. Deri tani kjo lojë është shitur rreth 22.4 milion herë në të gjithë botën.

LEXO: Britani / Shqiptarja fiton konkursin për lojërat digjitale

Video-lojërat si platformë për mesazhe politike

Aktivistët politikë dhe politikanët e përdorin këtë sukses të madh të video-lojërave për të depërtuar virtualisht në dhomat e zgjedhësve dhe për të bërë reklamë për shqetësimet e tyre. Një aktiviste e Black Lives Matter ngriti në një ishull në lojën Animal Crossing një përmendore me portrete të George Floyd, Breonna Taylor dhe zezakëve të tjerë viktima të dhunës policore.

Demokratja amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka nisur të bëjë fushatë elektorale me avatarin e saj në universin e “Animal Crossing” dhe u dërgon mesazhe personale banorëve të ishullit. Prej disa javësh lojtarët mund të vendosin në oborrin e tyre virtual përpara shtëpisë edhe pllakata të fushatës elektorale të Joe Biden dhe Kamala Harris. Kurse pllakata zyrtare të Trumpit në lojë nuk ka.

Reklama në video-lojëra

Ka vite që video-lojërat janë përdorur gjatë fushatave elektorale, por ato kanë qenë video-lojëra të programuara vetëm për këtë qëllim të vetëm, pra lojëra të mirëfillta reklamë me diapazon të kufizuar për një parti, një kandidat apo një kandidate. Në rastin e reklamave të përfshira brenda video-lojërave, qëllimi kryesor i lojës nuk është reklama, por ajo shfaqet gjatë lojës si në jetën e përditshme, pra në formë pllakatash, sekuencash të shkurtra dhe video-mesazhesh.

Barack Obama ishte i pari që përdori në vitin 2008 reklamat e përfshira në video-lojëra për fushatën e tij presidenciale. Në atë kohë, ai përdori si një platformë reklame për fushatën e tij elektorale 18 video-lojëra të njohura, si lojën e basketbollit “NBA Live 08” dhe lojën garë “Burnout Paradise”.

Thuajse asnjë lloj ndikimi tek vendimi i votuesve

Studiuesit e shkencave të komunikimit dhe menaxherë fushatash elektorale thonë se ndikimi i reklamave të përfshira në video-lojëra tek lojtarët duhet të jetë shumë i vogël. Kur dikush luan, ai përqendrohet tek loja dhe veprimet në ekran, jo tek reklamat.

Por reklamat elektorale në video-lojëra janë pjesë e strategjisë mediatike dhe një veprim taktik për të arritur disa grupe të caktuara dhe për të treguar sa inovative është fushata zgjedhore e cila shkon përtej mediave klasike,” shpjegon Julius van de Laar, një nga manaxherët e fushatës së Obamës.

DW

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0