Nga Jori Vila
Nëse ka një të vërtetë universale në botën e marketingut që bashkon menaxherët e marketingut kudo ku ndodhen, është se vetëm 25% e rezultatit varet nga puna dhe aftësitë e tyre.
Si Account Manager, e profilizuar në shërbime marketingu që prej 13 vitesh tashmë, e kam pasur të vështirë të gjeja në treg, një kompani printimesh që t`i përgjigjej nevojave të klientëve të mi të cilët ishin kërkues ndaj cilësisë, por edhe shumicën e kohës me afate kohore “sot për dje”.
Shërbime të tilla varen nga palë të treta dhe kjo bën që edhe profesionisti më i përgatitur për të menaxhuar portofole, kërkesa dhe urgjenca, të dështojë nëse nuk zgjedh furnitorët dhe bashkëpunëtorët e duhur.
Ndër vite, për projekte madhore apo të vogla, urgjente ose jo, më ndodhte shpesh të gjendesha para faktit: Punë të përfunduara pa respektuar instruksionet, brandin apo karakteristikat e kërkuara. Punë që nuk arrinin të bëheshin brenda afatit. Madje, ndodhte që as përgjegjësitë nuk mbaheshin gjatë gjithë problematikave të ndryshme.
Duke punuar me portofole dhe klientë të mëdhenj, zgjidhja më e mirë automatikisht tingëllonte të ishte bashkëpunimi me kompani të mëdha printimi. Fatkeqësisht, dëmet që mund të shkaktonin këto kompani ishin gjithashtu të mëdha dhe përgjegjshmëria në disa raste e ulët.
Është shumë e rëndësishme të gjesh në treg, vendimmarrës që e konsiderojnë klientin të shenjtë dhe kanë ndjeshmëri të lartë ndaj afatave dhe cilësisë.
Që prej 2018 jam njohur dhe kam filluar të bashkëpunoj me Drone.al një kompani reklamash dhe printimesh, themeluar në 2005, ku puna perceptohet si projekt për t’u përmbushur dhe jo si angari.
Një kompani printimesh në dukje e vogël, në bashkëpunim me mua ka arritur të mbulojë projekte madhore pa lëvizur në asnjë moment nga afatet apo cilësia. Duke qenë se shpesh aktivitet e klientëve të mi kanë qenë BTL dhe retail marketing, është e habitshme se si ndonjëherë duhen gjëra të vogla, të komplikuara dhe urgjente. Ajo që kam gjetur në Drone.al është pikërisht përgjegjësia dhe korrektësia për projektet madhore, por edhe kujdesi dhe vëmendja për shërbimet e vogla.
Nëse je Menaxher Marketingu, këshilla që kam për ty është kërko dhe gjej bashkëpunëtorët që nuk do të të lenë në baltë dhe do të të ndihmojnë të rritesh. Drone Advertising është një prej tyre për mua, ndaj unë besoj se mund të jetë edhe për ty!
Ose, në rast se e ke gjetur një partner të tille, të sugjeroj ta mbash fort sepse janë të rrallë në industrinë tonë!