Si ndikon Kodi i Veshjes në punë në arritjen e objektivave të organizatës? - Business Magazine Albania

Si ndikon Kodi i Veshjes në punë në arritjen e objektivave të organizatës?


Për vite ka ekzistuar një debat i nxehtë rreth asaj se çfarë duhet të veshin punonjësit e kompanisë në punë. Me sa duket, psikologjia shpjegon këtë gjë, pavarësisht faktit nёse preferon standardet sportive apo formale.

Kodi i Veshjes

Njerëzit i shoqërizojnë njerëzit me veshje “profesionale” me tiparet pozitive, si vetëbesimi dhe fleksibiliteti. Këto perceptimet e mira i bëjnë konsumatorët potencialë dhe partnerët e bizneseve të veprojnë ndryshe- vetëm shtimi i një logoje në outfit i bëri kërkuesit të fitonin një normë përgjigjie 39% më të lartë për përgjigjiet e studmit, për shembull. Përveç kësaj, individët tentojnë të bëjnë për vete setin e sjelljeve ose pritshmëritë që ata i shoqërojnë me disa lloje veshjesh. Studentët të cilët menduan se po vishnin pallton e një doktori, për shembull, kushtonin më shumë vëmendje se studentët të cilët mendonin se palltoja ishte e një piktori.

Kur punonjësit vishen sipas një stili që i shkon audiencës së tyre të shënjestruar, ngjashmëria i bën njerëzit të ndihen komodë, duke i bërë që edhe ata të kenë më shumë mundësi të angazhohen në partneritete. Kështuqë kompanitë mund të përfitojnë nga kode më fleksibile të veshjeve, të cilat ndryshojnë në bazë të situatës.

Kërkuesit gjithashtu kanë gjetur ndër të tjera se punë të caktuara kanë më shumë liri veprimi se të tjera. Për shembull, shikuesit i vlerësuan modelet femra të cilat veshën veshje konservative, por lehtësisht pak më provokuese (një kopës të pambërthyer dhe fundi pak sipër gjurit) më pak të preferueshme, kur atyre u tregohej se modelet ishin menaxhere të larta. Kur u tregohej se modelet ishin recepsioniste, vlerësimet nuk ndryshonin. Mund të mos jetë e nevojshme që të gjithë t’i përshtaten një mënyre veshjeje në shumë kompani. Për shembull, kompanitë duhet të marrin parasysh se disa lloje fustanesh si hixhabi, mund të jenë të mbrojtura nën lirinë fetare ose ligje të tjera.

Kërkuesit kanë gjetur se njerëzit të cilët vishen më sporitvë, i ndjekin më mirë udhëzimet. Të tjerë ekspertë vlerësojnë se një përqasje më pak “kokë-çarëse” rreth mënyrës së veshjes mund të reduktojë stresin, ndërkohë që rrit bashkëpunimin. Individët të cilëve u lejohet të shprehin veten në punë nëpërmjet veshjeve të tyre, mund të fitojnë gjithashtu një sens më të mirë të vetes, duke çuar në një performancë më të mirë, lidership dhe inovacion.

Kështuqë ajo që duhet të bëjnë bizneset është…

Njerëzisht zakonisht presin ata që janë në punë ose pozicione të një prestigji të lartë të vishen më formalë, dhe veshja formale mund të thotë më shumë shanse për të arritur qëllimin. Me këtë, mund të vijnë edhe vetëbesimi më i lartë, inovacioni, bashkëpunimi dhe produktiviteti. Ai kod veshjeje që mund të mos i shkojë për shtat kompanisë tënde, shumë mirë mund t’i shkojë një kompanie tjetër. Vlerëso objektivat e kompanisë tënde, mos ki frikë të eksperimentosh me kodin e veshjes së kompanisë tënde dhe sipas treguesve, shiko se çfarë rruge mund të zgjedhësh.

 

/Shkruar nga Tom Popmaronis dhe pulikuar nga Inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0