Si ka ndihmuar Twitter në gjetjen e të mbijetuarve të bllokuar nën rrënoja në Turqi dhe Siri? - Business Magazine Albania

Si ka ndihmuar Twitter në gjetjen e të mbijetuarve të bllokuar nën rrënoja në Turqi dhe Siri?

Qindra mijëra mesazhe për ndihmë i vërshuan platformat e rrjeteve sociale si pasojë e tërmetit që lëkundi Turqinë dhe Sirinë në mengjesin e së hënës së kaluar. “Ju lutemi dërgoni ndihmë, jemi gjallë, kjo është adresa jonë e vendbanimit”, shkruajtën disa të mbijetuar, përderisa mesazhet e tjera u postuan në emër të atyre që kishin mbetur ende të bllokuar nën rrënoja.

Sipas platformës online të të dhënave Statista, 16.1 milionë turq e kanë përdorur Twitter-in gjatë muajit janar, duke e bërë atë vendin e shtatë më të madh për sa i përket përdoruesve më aktivë në platformën e rrjeteve sociale, raporton Euronews.

Në kohën kur një termet i dytë i madh e goditi vendin në zonën e njëjtë gjatë pasdites së hershme, qindra zhvillues, kodues dhe vullnetarë online nga Turqia veçse ishin organizuar duke përdorur të dhëna nga platformat e mediave sociale si Twitter dhe Instagram.

“Menaxhimi i katastrofave nuk duhet të jetë aq i varur nga sektori privat, por vështirësitë në menaxhimin e krizave i kanë detyruar njerëzit që ta bëjnë këtë”, deklaroi Sedat Kapanoğlu, një nga koduesit më të njohur në Turqi dhe një mbështetës i Açık Yazılım Ağı (Open Software Group), grup ky i cili tani i numëron mbi 21 mijë vullnetarë në radhët e tij.

Një nga projektet që vullnetarët e teknologjisë e kanë zhvilluar është “Afetharita.com” – e që është një “hartë e katastrofave” – që përdorë inteligjencën artificiale për të vizualizuar kërkesat për asistencë që postohen në rrjetet sociale.

Sidoqoftë, ekipi u pengua nga kufizimet e API-së të Twitter (një ndërfaqe që lejon dy softuer të komunikojnë me një tjetër).

Kapanoğlu i bëri një kërkesë të drejtpërdrejtë Elon Musk për të hapur qasjen në të, por pastaj ajo u bë e panevojshme falë një vale të mbështetjes popullore për projektin e hartës.

“Ne i kemi shkruar Elon Musk-ut në lidhje me API-në e Twitter, por pastaj neve na u afruan disa njerëz të cilët ofruan qasjen tyre të zgjeruar në API, dhe prandaj ne nuk kishim nevojë më për ndihmë shtesë nga Musk”, deklaron Furkan Kılıç, një nga zhvilluesit kryesorë pas Open Software Network.

Sipas shifrave të fundit zyrtare, mbi 33,000 njerëz kanë vdekur deri më tani pas dy tërmeteve, dhe me motin e ftohtë të dimrit, shanset që më shumë të mbijetuar të gjenden të gjallë në rrënoja po pakësohen.

Ndërsa disa janë ankuar në mediat sociale për reagimin e ngadaltë të agjencisë së shpëtimit të qeverisë, afetharita.com ndau të dhënat e saj me OJQ-të në mënyrë që ato të mund të ofronin kërkim dhe shpëtim në vendet e duhura.
Lexo: Shefja e Biznesit në Meta do të largohet pas 13 vjetësh në kompani

“Këto të dhëna mund të ndahen edhe me institucionet shtetërore nëse ata kërkojnë”, thotë Kılıç.

Por ai është gjithashtu i vetëdijshëm se vetëm një hartë nuk mund të shpëtojë jetë.

“Ne nuk e dimë se sa jetë u shpëtuan me këtë hartë, më së shumti që mund të bëjë është t’u tregojë informacionin e vendndodhjes ekipeve të shpëtimit”, tha ai për Euronews Next.

Vendimi i qeverisë turke për të bllokuar përkohësisht Twitter të mërkurën për shkak të “shqetësimeve të dezinformimit” u prit me mosbesim tek përdoruesit e platformës.

Sipas Kapanoğlu, përpilimi i të dhënave nga Twitter u prek gjithashtu nga masa.

“Viktimat e tërmetit që kishin të instaluar vetëm Twitter në telefonat e tyre po bënin që zërat e tyre të dëgjoheshin atje”, bëri të ditur ai.

Por, ekipi i zhvilluesve vullnetarë janë të prirur për të “mprehur” aftësitë e tyre dhe për të vazhduar zhvillimin e projekteve me burim të hapur.

“Qëllimi ynë është të ndërtojmë sisteme që mund të funksionojnë nën çdo lloj ngarkese për OJQ-të dhe institucionet shtetërore në rast të një fatkeqësie të mundshme, të cilën shpresoj se nuk do ta përjetojmë më kurrë dhe nuk do të kemi nevojë ta përdorim kurrë”, deklaroi Kılıç. euronews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0