Si i rriti pandemia fitimet e Big Tech nga reklamat - Business Magazine Albania

Si i rriti pandemia fitimet e Big Tech nga reklamat

Kur pandemia na rrethoi vitin e shkuar, kompanitë e mëdha rishikuan përsëri reklamat e tyre. Drejtuesi i Oreo, paratë që do t’i investonte për reklama në televizion i investoi në rrjetet sociale. Aty gjendeshin ata që mund të hanin Oreo.

Kompanitë me produkte ushqimore trefishuan shpenzimet në Facebook dhe kompanitë me orendi shtëpiake iu futën Amazon-it. Kështu, treshja e madhe Google, Amazon dhe Facebook, monopolizuan tregun e reklamave gjatë vitit 2020 dhe kishin në dorë të gjithë ekonominë e këtij tregu.

Ndonëse, situata po ndryshon, konsumatorët tashmë janë përshtatur me blerjen online, me kompjuterin. me bizneset online etj, dhe kjo traditë parashikohet të vazhdojë.

Të quajturit “triopol”, shpenzimet që u bënë në këto tre kompani, tërheq edhe përdoruesit për të qenë më të lidhur me to, si një zhvillim me rëndësi. Sipas ekspertëve, çdo shpenzim reklame që mund të shkonte në gazetë, televizion, revista etj, u mblodhën së bashku dhe iu dërguan “triopolit” teknologjik. Gjatë vitit 2020, Google,Amazon, Facebook “fusnin në xhep” 90% të fitimeve në tregun e reklamave.

Ekspertët thonë se në fakt një reklamim në rrjetet sociale është shumë më efektive se ai në televizion, dhe kompanive iu kthehet fitimi. Në rrjetet sociale, bizneset njohin edhe targetgrupet, sipas moshës, interesit, gjinisë etj, gjë që nuk e bën dot në një reklame në TV. Drejtuesit  e kompanive që reklamojnë shërbimet e tyre në rrjete sociale thonë se kjo është e ardhmja jonë. Nuk mund të kthehemi pas!

WSJ

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0