Si e ndërthurim efikasitetin operativ dhe efikasitetin strukturor të një shoqërie - Business Magazine Albania

Si e ndërthurim efikasitetin operativ dhe efikasitetin strukturor të një shoqërie

efikasitet

Erion Nexha, kontributor

Efikasiteti

Çfarë do të thotë efikasitet operativ dhe strukturor? Efikasiteti operativ është në rastin kur një shoqëri është në gjendje të arrijë qëllimin për të cilin është themeluar; efikasiteti strukturor i referohet aftësisë për të arritur ketë rezultat me shpenzimin më të vogël të burimeve në dispozicion.

Në kontekstin profesional ndryshimi midis dy koncepteve është i një rëndësie themelore.

Për të shpjeguar më mirë këtë koncept të marrim një shembull teorik: të imagjinojmë një shoqëri që shet me pakicë tek konsumatorët. Qëllimi është të sigurojë një numër të caktuar kontaktesh ditore. Shoqëria do të ishte efikase operative nëse do të arrinte numrin e kontakteve ditore që kishte vendosur si objektiv, në të kundërt do ishte jo efikase. Ndërsa shoqëria do të konsiderohet efikase në aspektin strukturor nëse do të arrinte veç kontakteve, të merrte vlerë, përkatësisht shitje të produkteve ose shërbimeve.

Efikasiteti operativ

Indikatori që tregon nëse një shoqëri është efikase në aspektin operative është ROS (return on sale). Sa më e madhe të jete vlere e ROS, aq më efikase është një shoqëri. Ky indikator tregon se sa fitim po prodhohet për 1 lek shitje. Rritja e ROS tregon se operativiteti i shoqërisë po rritet në mënyrë efikase, ndërsa një ROS në rënie mund të sinjalizojë probleme financiare. ROS llogaritet duke pjesëtuar fitimin operativ (EBIT) me shitjet neto ose xhiro vjetore “ROS= EBIT/shitjet neto”. Është i dobishëm kur krahason shoqëritë në të njëjtën sektor biznesi dhe me dimensione të ngjashme. Është tregues i performancës, duke analizuar përqindjen e të ardhurave totale që shndërrohen në fitime operative.

Lexo: SI TË MBAJME NË KONTROLL QARKULLIMIN E LIKUIDITETIT DHE TË RRISIM EFIKASITETIN E NJË SHOQËRIE

Efikasiteti strukturor

Indikatori që tregon nëse një shoqëri është efikase në aspektin financiar është ATR (Asset Turnover Ratio). Sa më e madhe të jetë vlera e ATR, aq më shumë efikase është një shoqëri. Ajo tregon se një shoqëri është duke arritur objektivin e saj në mënyrën më të mirë të mundshme. Në të kundërt, nëse një shoqëri ka një raport të ulët të qarkullimit të aseteve/aktiveve, kjo tregon se nuk po përdor me efikasitet asetet e saj për te gjeneruar fitim.

ATR= shitjet neto/aktive.

Të dy indikatorët janë të dobishëm për të krahasuar biznese të të njëjtit sektor.

Të shohim një shembull për të kuptuar më mirë matjen e dy indikatorëve:

 

Pasqyra e performances Shoqëria Alfa Sh.p.k
Të ardhura  ALL    3.500.000,00
Kosto lëndë e parë  ALL        875.000,00
Shpenzime për konsulence  ALL        625.000,00
Energji elektrike  ALL          37.500,00
Shpenzime për ujin  ALL            8.750,00
Shpenzime për publicitet  ALL          12.500,00
Kosto të tjera të jashtme  ALL        250.000,00
VLERA E SHTUAR (ADDED VALUE)  ALL     1.691.250,00
Kosto e personelit  ALL         636.250,00
EBITDA (earnings before interests taxes depreciation amortisation)  ALL     1.055.000,00
Amortizim  ALL        250.000,00
EBIT(earnings before interests taxes)  ALL        805.000,00
Interesa  ALL          14.750,00
EBT (earnings before  taxes)  ALL        790.250,00
Taksa  ALL           39.512,50
Fitimi  ALL        750.737,50

 

Pasqyra financiare Bilanci
AKTIVET
Mjetet monetare  ALL           200.000,00
Të arketueshme  ALL                 –
Inventari  ALL            550.000,00
Aktive fikse  ALL         1.000.000,00
AKTIVE TOTALE  ALL     1.750.000,00
DETYRIME DHE KAPITALI
Kapitali  ALL             500.000,00
Huamarrje  ALL             850.000,00
Të pagueshmet  ALL             400.000,00
TOTALI I DETYRIMEVE DHE KAPITALIT  ALL      1.750.000,00

 

ROS = EBIT/ Shijet neto (të ardhura): ALL 805.000,00/ ALL 3.500.000,00 = 0,23

ATR = Shitjet neto (të ardhura)/Aktivet: ALL 3.500.000,00/ ALL 1.750.000,00= 2

Çfarë na tregojnë vlerat e gjetura për dy indikatorët?

ROS: mat performancën e një shoqërie duke analizuar përqindjen e të ardhurave totale që shndërrohen në fitime operative, në rastin tonë nga 1 lekë shitje vetëm 0,23 lekë mbeten si fitim operativ. Pra, 23% e shitjeve totale mbeten si fitime operative, për të mbuluar pagesën e taksave dhe të interesave.

ATR: na ndihmon të kuptojmë se me sa efektshmëri shoqëria po përdor aktivet për të gjeneruar shitje. Në rastin tonë për çdo lekë në aktive, shoqëria gjeneron 2 lekë në shitje.

Le të kalojmë dhe të shohim Indikatorin që ndërthur dy të lart përmendurit

Return on Investment- përfitimi nga investimi

ROI (return on investment) është një indikator performance që përdoret për të vlerësuar efikasitetin ose përfitimin e një investimi. ROI është indikatori që mat në mënyre direket fitimin e një investimi të veçantë në krahasim me koston e tij.

Cila është baza e një shoqërie? Si lind një shoqëri? Pa dyshim nga një investim, pra mund të themi se ROI është indikatori më i rëndësishëm kur analizojmë aspektin ekonomik dhe financiar të një shoqërie, duke filluar nga xhiro vjetore, aktivet, kostot dhe aspektin financiar.

Si të masim ROI:

ROI  = EBIT  ALL       805.000,00 *100 = 46%
     AKTIVET  ALL   1.750.000,00

 

E nisëm ketë artikull me pyetjen: si të ndërthurim efikasitetin operativ dhe efikasitetin strukturor të një shoqërie, të cilët i gjetëm me dy indikatorë ROS dhe ATR. Le të shohim ROI nga një këndvështrim tjetër, bashkimi i ROS dhe ATR:

ROS * ATR EBIT * SHTJET NETO = EBIT = ROI
SHITJET NETO AKTIVET AKTIVET

 

Pra, arritëm të ndërthurim dy indikatorë shumë të rëndësishëm në një, efikasiteti operativ dhe strukturor të ndërthurur.

Çfarë na tregon ROI për një shoqëri:

  1. Na tregon nëse investimet e bëra nga shoqëria janë fitimprurëse dhe ndihmon në rastet kur jemi duke vlerësuar kryerjen e një investimi nëse është në interes të shoqërisë ta bëjë;
  2. Nëse shoqëria është duke operuar me efikasitet operativ;
  3. Kontrollon efikasitetin strukturor.

Me analizimin e ROI kemi një pasqyrim të qartë të gjendjes ekonomike, strukturore dhe financiare të shoqërisë, nëse jemi duke arritur objektivin për të cilin kemi krijuar shoqërinë (fitimin).

Asnjë erë nuk është e favorshme për marinarin që nuk e di se në cilin port dëshiron të zbresë

Seneca

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0