Si duhet të silleni kur ndiheni konfuz në punë - Business Magazine Albania

Si duhet të silleni kur ndiheni konfuz në punë

Ndonjëherë, ju thjesht nuk e dini se çfarë të bëni.  Kur një moment i tillë si “nuk e kam idenë ҫfarë po ndodh” përsëritet në ambientin e punës, kjo mund të jetë shqetësuese. “Ka shumë presion për t’i pasur të gjitha përgjigjet, veçanërisht kur ndodheni në një ambient profesional,” thotë Chris Holter, ish-drejtuese e Fortune 200, trajnere ekzekutive dhe konsulente strategjike. Megjithatë, 86% e punonjësve përjetojnë sfida kur bëhet fjalë për gjetjen e informacionit që i mundëson atyre që të bëjnë punën, sipas një raporti nga M-Files mbi menaxhimin e informacionit në vendin e punës.

Të mos dish se çfarë të bësh është diҫka mjaft e zakonshme, nëse marrim parasysh këto statistika. Megjithatë, mënyra se si reagoni ndaj një situate të tillë përbën diferencën për sa i përket efektivitetit. “E vërteta është se do të ketë raste kur nuk dini çfarë të bëni. Dhe nuk ka asnjë problem deri këtu! Në fakt, kjo është një shenjë e mirë, pasi tregon që po vazhdoni të mësoni dhe të rriteni profesionalisht. Edhe drejtuesit e lartë nuk e kanë gjithmonë përgjigjen për gjithҫka. Sekreti për lidershipin e mirë është gjetja e mënyrës së duhur për të marrë përgjigjet,” thotë Holter. Pra, nëse e gjeni veten përballë një vështirësie kur vjen puna te një projekt apo detyrë e caktuar, mos u frikësoni. Bëni këto gjëra për të rifituar një ndjenjë kontrolli dhe qartësie.

  1. Bëni një pushim dhe ҫlirojeni kokën tuaj nga mendimet

Së pari, Holter rekomandon të bëni një pushim dhe të bëni një hap pas nga situata për një moment: “Ndonjëherë, gjithçka që ju nevojiten janë thjesht disa minuta për të ҫliruar kokën tuaj nga mendimet e tepërta.

Ngrihuni dhe ecni përreth, merrni një kafe, ose thjesht largohuni nga tavolina juaj për pak minuta.”

Lexo: Rikthehet Tirana Street Food Festival

  1. Praktikoni ushtrimin e hartës së mendjes

Më pas, merrni një copë letër dhe filloni të bëni një hartë të mendimeve tuaja. Shënoni gjithçka që dini për situatën (mund të keni në dispozicion më shumë informacion sesa mendoni) si dhe të gjitha faktet e panjohura.

“Krijimi i një pamjeje vizuale do të stimulojë trurin në mënyra të reja dhe do t’ju ndihmojë për të pasur një qartësi më të madhe për situatën,” thotë Holter. “Kjo do t’ju ndihmojë të zbërtheni detyrën në pjesë më të vogla.”

 

  1. Shikojeni situatën si një mundësi për të mësuar më shumë

Cilado qoftë situata me të cilën po përballeni, është e rëndësishme t’i qaseni asaj me një mentalitet ku e shikoni atë si një mundësi për të mësuar më tepër.

Jini të hapur ndaj mundësive dhe synoni të gjeni një rrugë për të ecur përpara, edhe nëse kjo do të ishte jashtë zonës suaj të komfortit. Holter sugjeron që ta mendoni sfidën tuaj si një projekt kërkimor. Ky mentalitet do ta bëjë më të lehtë që të merrni edhe mendimet e kolegëve tuaj për situatën, nëse do të keni nevojë për këtë.

  1. Flisni me të tjerët

“Mënyra më e mirë për të kuptuar se çfarë duhet të bëni është duke folur me njerëz të tjerë,” shton Holter.

Nëse nuk ndiheni mirë që t’i afroheni një kolegu dhe të pranoni se nuk e keni fare idenë se çfarë duhet të bëni, provoni që thjesht të kërkoni ekspertizën dhe njohuritë e tij në lidhje me situatën me të cilën po përballeni, apo qoftë edhe për një fushë të caktuar ekspertize. Kjo qasje bashkëpunuese do t’ju ndihmojë të gjeni zgjidhje, ose të paktën rrugën drejt zgjidhjeve të mundshme.

  1. Pyesni drejtuesin për përshtypjet e tij

Vazhdoni të mos e keni idenë se ҫfarë duhet të bëni? Ju mund të jeni duke pyetur veten nëse kërkimi i ndihmës nga shefi juaj është gjëja e duhur për t’u bërë.

Në fund të fundit, ju nuk doni të dukeni para tij si të paaftë. Sidoqoftë, në situata të caktuara është thelbësore që të kërkoni udhëzime.

“Nëse ndiheni të pasigurt për atë që duhet të bëni më pas, është më mirë të kërkoni këshilla sesa të përpiqeni t’ia dilni vetë.

Shefi juaj me shumë gjasa ka më shumë përvojë dhe njohuri sesa ju, dhe ata mund t’ju ofrojnë njohuri të vlefshme që mund të mos i keni marrë parasysh në vlerësimet tuaja,” thotë Holter.

“Për më tepër, kërkimi i ndihmës tregon se jeni të gatshëm për të marrë iniciativa dhe se jeni mjaft të shkathët për të kërkuar ndihmë kur është e nevojshme.

Pra, nëse nuk dini se ҫfarë të bëni, mos kini frikë të pyesni shefin tuaj për të marrë disa këshilla prej tij. Shanset më të mëdha janë që ata do të jenë më se të lumtur për t’ju ndihmuar.”hive

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0