Më shumë taksa. Bashkia e Tiranës miraton buxhetin 2018. Personat që

Më shumë taksa. Bashkia e Tiranës miraton buxhetin 2018


 

Plani për të shtrirë partneritetin publik privat pritet të konkretizohet në 2018-ën, në ndërtimin e shkollave të reja, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ka theksuar se do t’i kushtohet më shumë vëmendje edhe programit të strehimit dhe investimeve në mirëmbajtjen e kryeqytetit.  Taksa e pronës dhe të ndërtimit do të kenë peshën më të lartë në të ardhura, me rritje rekord. Me 2.5 miliardë lekë, të ardhurat nga taksa e pronës (kryesisht pasurisë së paluajtshme) do të rriten në një vit 37%. Vetëm familjet parashikohet të paguajnë 510 milionë lekë.

Kalimi nga vlerë fikse në përqindje në bazë të vlerës së pronës, e rrit këtë taksë në të gjithë vendin vitin e ardhshëm. Por, ky është vetëm hapi i parë drejt rritjes. Me krijimin e bazës së të dhënave, taksa pritet të rritet edhe më tej. Bashkia e Tiranës ka planifikuar tashmë që pas dy vitesh, detyrimi i familjeve te kalojë nga 510 në 850 milionë lekë.

Një burim i rëndësishëm të ardhurash për Bashkinë e Tiranës, duke nisur nga 2017-a, është taksa e ndërtimit (më saktë taksa që ndërtuesit paguajnë për ndikimin në infrastrukturë). Me rritje vjetore mbi 18%, pagesa e kësaj takse pritet të jetë mbi 3 miliardë lekë në 2018-ën. Pas ngritjes së infrastrukturës për parkimet me pagesë në kryqytet, bashkia pret që të sigurojë shumë më tepër të ardhura nga parkimi. Më saktë, vitin e ardhshëm pritet të paguhen 300 milionë lekë, në dy vitet e fundit, pagesa për parkimet rritet mbi 4 herë. Gati 900 milionë lekë parashikohet të paguhen si taksë e arsimit me një rritje vjetore rreth 1%.

Një lehtësim në taksa vitin e ardhshëm, pritet të kenë sipërmarrjet që përdorin hapësirën publike. Një tarifë që pritet tu kushtojë të gjitha sipërmarrjeve vitin e ardhshëm rreth 490 milionë lekë, ose 20% më pak se këtë vit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0