Fuqia në arenën globale është një koncept kompleks, i cili përfshin ndikimin politik, burimet ekonomike dhe fuqinë ushtarake. Çdo vend e pasqyron fuqinë e tij në fusha të ndryshme, përfshirë ndikimin ekonomik dhe politik, forcën në aleancat ndërkombëtare dhe aftësinë ushtarake. Renditja e 10 shteteve më të fuqishme nga 195 në botë për vitin 2025 është përpiluar nga US News, bazuar në një metodologji të veçantë.
Metodologjia për renditjen e vendeve më të fuqishme në botë 2025
Sub-renditja e fuqisë nga US News është bazuar në një mesatare të baraspeshuar të pikëve nga pesë faktorë kryesorë që përcaktojnë fuqinë e një vendi:
- Një lider i fuqishëm,
- Ndikimi ekonomik,
- Ndikimi politik,
- Aleanca të forta ndërkombëtare, dhe
- Një ushtri e fuqishme.
Ky model renditjeje është zhvilluar nga BAV Group, një njësi e kompanisë globale të komunikimit marketing WPP, dhe studiues të udhëhequr nga profesori David Reibstein nga Wharton School e Universitetit të Pensilvanisë, në bashkëpunim me US News & World Report.
lexo edhe:Episodi i parë i “Future Fridays”: Çfarë po ndodh me AI, turizmin dhe Inovacionin në Shqipëri?
Top 10 shtetet më të fuqishme në botë në 2025
Renditja | Vendi | GDP (Prodhimi i Brendshëm Bruto) | Popullsia | Rajoni |
---|---|---|---|---|
#1 | Shtetet e Bashkuara | $30.34 trilion | 345 milionë | Amerika e Veriut |
#2 | Kina | $19.53 trilion | 1.419 miliardë | Azia |
#3 | Rusia | $2.2 trilion | 144.4 milionë | Azia |
#4 | Mbretëria e Bashkuar | $3.73 trilion | 69.1 milionë | Europa |
#5 | Gjermania | $4.92 trilion | 84.5 milionë | Europa |
#6 | Koreja e Jugut | $1.95 trilion | 51.7 milionë | Azia |
#7 | Franca | $3.28 trilion | 66.5 milionë | Europa |
#8 | Japonia | $4.39 trilion | 123.7 milionë | Azia |
#9 | Arabia Saudite | $1.14 trilion | 33.9 milionë | Azia |
#10 | Izraeli | $550.91 miliardë | 9.38 milionë | Azia |
Këto shtete dominojnë skenën globale falë ndikimit të tyre ekonomik, politik dhe ushtarak, si dhe përmes lidershipit të tyre në organizatat ndërkombëtare dhe aleancave të fuqishme.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.