Shqiptarët do të shpenzojnë më pak për transfertat e tyre bankare. Çfarë do të thotë kjo? - Business Magazine Albania

Shqiptarët do të shpenzojnë më pak për transfertat e tyre bankare. Çfarë do të thotë kjo?

Brenda këtij viti Shqipëria pritet të bëhet pjesë e Zonës së Vetme të Pagesave në Euro.

Lajmin e dha ministri i Financave, Ervin Mete nga Podgorica e Malit të Zi, dy ditë pas miratimit të Planit të Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Shqipëria është në një fazë të avancuar sa i përket plotësimit të kritereve për anëtarësim në SEPA. Banka e Shqipërisë ka miratuar setin e rregulloreve të nevojshme dhe në fund të muajit të kaluar kemi përfunduar procedurën e para-aplikimit”, u shpreh Ervin Mete, Ministër i Financave.

Por lajmi më i mirë është se, së shpejti shqiptarët kudo ku janë do të shpenzojnë më pak për t’u dërguar para familjeve të tyre në atdhe, apo për të kryer pagesat dhe transfertat e tyre bankare nga Shqipëria drejt vendeve të tjera.

Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë pjesëmarrja e vendit në SEPA do t’i kursente shqiptarëve deri në 14 milionë euro në vit.

Lexo: Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Shqipëria pritet të aplikojë për anëtarësim në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro në qershor. Paraprakisht kërkesa ka gjetur mbështetjen edhe të institucioneve të Bashkimit Europian.

“Do t’ju mbështesim për të avancuar me procesin, i cili sjell lehtësimin e tregtisë në rajon. Për ne është mjaft i rëndësishëm bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit në mënyrë që ata të kenë një rritje të eksporteve dhe të bëhen edhe më atraktivë sa i përket investimeve të huaja”, – deklaroi Valentina Superti, përfaqësues e KE në Ballkanin Perëndimor.

 

Aktualisht Zona e Vetme e Pagesave në euro, mundëson kryerjen e transfertave në Euro në 36 vende anëtare dhe jo-anëtare të Bashkimit Evropian.

Por, rruga drejt Zonë së Vetme e Pagesave në Euro nuk është aq e lehtë. Në kuadër të planit të rritjes me vlerë 6 miliardë euro, në negociata për t’u anëtarësuar në SEPA janë dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor janë shumë të ndërlidhura me Bashkimin Evropian, prandaj është me rëndësi që ne të synojmë krijimin e lidhjeve efikase të pagesave ndërkufitare”, tha ministri i Financave, Ervin Mete. rtsh

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“I vetmi limit për arritjet e së nesërmes janë dyshimet e së tashmes.”
— Franklin Roosevelt
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0