Shqipëria i jep energji Kosovës. Anulohen reduktimet - Business Magazine Albania

Shqipëria i jep energji Kosovës. Anulohen reduktimet

Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se bashkëpunimi i mirë me Korporatën Energjetike të Shqipërisë në përballimin e krizës energjetike për furnizimin e qytetarëve të të dyja vendeve po vazhdon me shumë sukses. Për më tepër, KEK ka bërë kërkesë tek KESH që bazuar në kapacitetet që kanë në dispozicion kjo gjendje të vazhdojë edhe në ditët në vijim, apo deri sa palët përgjegjëse t’i përmbushin obligimet e tyre sipas licencës.

“Ashtu siç kemi njoftuar opinionin e gjerë publikë dje me dt: 15.08.2022, bashkëpunimi i mirë në mes KEK dhe KESH në përballimin e krizës energjetike për furnizimin e qytetarëve të të dyja vendeve po vazhdon me shumë sukses”.

“Përkundër faktit se përgjegjësia për furnizimin e konsumatorëve universal (FSHU) sipas licencës është ekskluzivisht e furnizuesit publikë, KEK falë edhe bashkëpunimit të ndërsjellë me KESH-in, nga sasia e depozituar (mbi 120.000 MË/h) e cila ishte paraparë t’i kthehet Kosovës gjatë sezonit dimërorë ka arritur të sigurojë energji elektrike për orë të caktuara (në kohë të pikut) kur konsumi vendor në Kosovë po shënon ngritje. Më saktësisht, KEK ditën e djeshme dt: 15.08.2022 nga KESH-i ka siguruar sasinë prej 100 MË/h duke filluar nga ora 14:00 deri në orën 24:00, (në total 1100 MË/h), ndërsa për sot dt: 16.08.2022, KEK po ashtu ka siguruar sasinë prej 100 MË/h nga ora 10:00 deri në orën 22:00. (në total 1200 MË/h)”.

“Për më tepër, KEK ka bërë kërkesë tek KESH-i që bazuar në kapacitetet që kanë në dispozicion kjo gjendje të vazhdojë edhe në ditët në vijim, apo deri sa akterët përgjegjës t’i përmbushin obligimet e tyre sipas licencës”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0