Shqipëria hap 10- mijë vende të përkohshme punë - Business Magazine Albania

Shqipëria hap 10- mijë vende të përkohshme punë

Administrata publike ka hapur rreth 1714 vende të reja vakante për të gjithë të rinjtë që duan të bëjnë praktikë pune 3 mujore në 15 institucione shtetërore dhe 110 institucione varësie.

Urdhri i Ministres së Shtetit për Rininë i botuar në Fletoren Zyrtare , shpall “thirrjen e tetë”, në kuadër të Programit  Kombëtar  të  Praktikave  të  Punës , pjesë e së cilës janë edhe njësitë  e vetëqeverisjes   vendore,   shoqëritë   tregtare   dhe organizatave  jofitimprurëse.  Procesi i rekrutimit do të kryhet pas aktivizimit i platformës online për aplikim: https://praktika.riniafemijet.gov.al.

Shpallja e thirrjes i dërgohet institucioneve, të cilat kanë për detyrim ta publikojnë në faqet e tyre zyrtare dhe mediat sociale. Procesi i aplikimit fillon në datën 1 qershor 2023 dhe përfundon në 30 qershor 2023. Por cilat janë kriteret e aplikimit?

Aplikantët  duhet  të  jenë nga  mosha 21-26 vjeç; Duhet   të   jenë  minimalisht   të  diplomuar në programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”, deri në datën 1 shtator 2023; nuk duhet  të  kenë  qenë  pjesë  e programit në thirrjet e mëparshme, pasi qëllimi i tij është ofrimi i një përvoje kualifikuese, që ndikon në  zhvillimin  e  aftësive  profesionale  e  të  shprehive  të tyre  praktike,  në  njohje  me  sistemin  administrativ publik,  shoqëritë     tregtare  dhe organizatat jofitimprurëse. Programi  Kombëtar  i  Praktikës  së  Punës, thirrja e tetë, do të zgjasë 3  muaj dhe fillon më 1 Shtator deri më 1 Dhjetor 2023.

Praktikanti  do  të  kryejë  praktikën  e  punës pranë institucionit ku është pranuar, çdo ditë, nga e hëna deri të premten, orar zyrtar dhe që të certifikohet për përfundimin me sukses të programit, duhet të ketë  marrë  pjesë  minimalisht  në  80  %  të  periudhës  së zhvillimit të programit. Një ditë më parë, INSTAT njoftoi hapjen e 7 mijë vendeve vakante të punës për realizimin e Censusit të popullsisë, çka bën që në total përgjatë kësaj periudhe vetëm nga këto dy programe të jenë rreth 10 mije vende të lira pune.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0