Shqipëri-Serbi, paketa turistike të përbashkëta

Shqipëri-Serbi, paketa turistike të përbashkëta


Është folur për paketa rajonale turizmi, por pak prej nesh kanë menduar që pjesë e kësaj pakete mund të jenë së bashku Shqipëri-Serbi. Në fakt, pas një takimi të zhvilluar në Beograd, dy ministrat e turizmit të Shqipërisë dhe Serbisë, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në Beograd, për oferta të përbashkëta turistike, të cilat do të prezantohen në tregje të treta.

Në marrëveshje parashikohet promovimi i përbashkët i turizmit, ofrimi i paketave të përbashkëta. Marrëveshja parashikon gjithashtu edhe programe të përbashkëta në këtë drejtim në fushën e arsimit, përmes aftësimit profesional.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka theksuar se, “Së bashku me ministrin Lajic do të punojmë që ofertat të mos jenë vetëm shqiptare dhe serbe, por të jenë një bashkëpunim midis gjashtë institucioneve të turizmit të rajonit tonë së bashku me Malin e Zi, Bosnje–Hercegovinën, Kosovën dhe Maqedoninë”.

Ndërkohë Ministri serb i Turizmit tha se me me një product të përbashkët turistik rriten shanset për të tërhequr turistë. Sipas tij, “nuk ka rrugë më të mirë se sa turizmi dhe përvojat personale që mund të kenë njerëzit për të tejkaluar çdo pengesë”.

Pjesë e takimit ishin dhe përfaqësues sektorit privat, tur operatorë të dy vendeve, të cilët kanë zhvilluar takime.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0