Brenda kësaj vere pritet që të hiqen tarifat roaming në telefonatat e qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë. Qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës bëhet e ditur se po krijojnë grupe pune për të përgatitur ligjin dhe marrëveshjen për heqjen e roaming-ut mes dy vendeve.
Në fillim të këtij muaji Kosova ka miratuar rezolutën për heqjen e roaming-ut me Shqipërinë. Kuvendi i Kosovës e miratoi pas propoyimit të grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate.
Më pas është zhvilluar një takim i përfaqësuesve të kësaj partie me ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri. Objektivi sipas palëve, është që tarifa e roaming të hiqet brenda këtij sezoni veror. Dardan Molliqaj, Deputet I PSD, shkruan se “Shumë shpejt pa Roaming në Kosovë e Shqipëri.
Në takimin me ministrin e Energjisë, Infrastrukturës dhe Telekomunikacionit në Qeverinë e Shqipërisë, z. Damian Gjiknuri, i cili shprehi interesimin e tij që të hiqet roamingu ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, vendosëm që të dy qeveritë menjëherë të krijojnë grupe punuese për ta përgatitur ligjin dhe marrëveshjen për heqjen e roamingut.
Po synojmë që këtë ta arrijmë gjatë sezonit veror të këtij viti”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto