Shpallet fituesi i kampionatit Red Bull Solo Q, përfaqëson Shqipërinë në Danimarkë

Shpallet fituesi i kampionatit Red Bull Solo Q, përfaqëson Shqipërinë në Danimarkë

Red Bull Solo Q

Gesi Dano do të përfaqësojë Shqipërinë në finalet rajonale në Kopenhagen, Danimarkë.

Në fillim të muajit maj, Red Bull dhe GameON Albania nisën fazën kualifikuese të Red Bull Solo Q, kampionatit më prestigjoz 1v1 të League of Legends. Fituesi i këtij kampionati do të përfaqësojë Shqipërinë në Danimarkë, ku do të luhen finalet rajonale ndaj vendeve të tjera në serverin EU Nordic & East.

Në Red Bull Solo Q, lojtarët luajtën përballë lojtarëve të tjerë në Top Lane dhe fitues do të shpallej lojtari i cili merrte First Blood, arrinte 100CS i pari ose merrte kullën e parë. Ndryshe nga edicioni i vitit të kaluar, këtë rradhë Red Bull Solo Q u luajt plotësisht online.

Një prej arritjet e Red Bull Solo Q Albania Qualifiers ishte publikimi i këtij tournament-i në launcher-in e League of Legends. Kjo arritje shtoi numrin e pjesëmarrësve, kështu që ekipi organizues hapi edhe një grup ekstra kualifikuesesh. Pra, përveç katër grupeve të para që u luajtën më 4, 7, 10 dhe 13 maj, u krijua edhe një grup ekstra i cili u luajt më 15 maj.

Në këtë kampionat morrën pjesë më shumë se 300 lojtarë të një niveli mjaft të lartë, gjë që u vu re edhe në transmetimin e finaleve live në Twitch. Këtu mund të përmendim lojtarë mjaft të zotë si DANO, i cili u shpall fitues i këtij kampionati, por edhe Geri dhe iAqua. Ndërkohë, përveç lojtarëve, që janë të njohur në komunitetin e LoL në Shqipëri si lojtarë të mirë, në këtë kampionat patën mundësi të shfaqnin aftësitë e tyre edhe lojtarë më pak të njohur si Gold Experience.

Lexoni: GameOn, një media dedikuar lojërave online

Finalet e Red Bull Solo Q Albanian Qualifiers u transmetuan live në kanalin e Twitch të GameON Albania. Gjatë kompeticionit pati dy transmetime për më shumë se 4 orë, ku u luajtën 18 ndeshje midis 19 lojtarëve finalistë. Ndeshjet ishin në formatin Best of 3, ndërkohë që finalja u luajt në formatin Best of 5. Ajo çka mundësoi arritjen e një niveli mjaft të lartë në stream ishte mbështetja e Riot Games, të cilët mundësuan përdorimin e Tournament Realm, në mënyrë që lojtarët të luanin në të njëjtat kushte me lojtarët profesionistë, si dhe ndeshjet të mund të shikoheshin pa asnjë vonesë.

Ndeshjet finale patën shumë luftë, por në fund fitues u shpall Gesi Dano, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në finalet rajonale në Kopenhagen, Danimarkë. Ai tregoi një përmirësim mjaft të madh në krahasim me vitin e kaluar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0