Shkollë profesionale në Fier. BERZH financon 75 mijë euro - Business Magazine Albania

Shkollë profesionale në Fier. BERZH financon 75 mijë euro


Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) ka bërë të ditur se do të mbështesë shkollën profesionale që pritet të hapet në Patos të Fierit së shpejti. BERZH po kërkon një konsulent për të ofruar mbështetje për kompaninë shqiptare të prodhimit të metaleve APM Ëelding Academy, e cila do të hapë këtë shkollë. Konsulenca sipas BERZH, “pritet të fillojë në shkurt 2019 dhe të kryhet brenda një kohëzgjatjeje të përgjithshme prej 15-18 muajsh”.

Kostoja e vlerësuar e mbështetjes është deri në 75,000 euro (85,046 $), p

a përfshirë TVSH, me kontratën që do të financohet nga Fondet e Bashkëpunimit Teknik të Japonisë dhe BERZH-it.

Konsulenti, në këtë rast parashikohet të ndihmojë APM të krijojë shkollën e vet profesionale që ofron kualifikime të saldimit, të mësuarit në punë dhe mundësitë e punësimit tek të rinjtë në të gjithë zonën e tyre lokale. Kjo shihet si një mundësi e mirë e zhvillimit ekonomik të zonës.

Objektiv i konsulencës është: zhvillimi i materialeve të nevojshme të trajnimit dhe të mësimit, që duhet të ofrohen nëpërmjet akademisë së re të saldimit (shkolla do të jetë në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare); të trajnojë një grup fillestar të trajnerëve dhe të organizojë dhe të vëzhgojë vitin e parë të ofrimit të programit të trajnimit; si dhe të zhvillojë një plan lokal për të tërhequr të rinjtë në program.

BERZH po mbështet ndërkohë një kredi për kompaninë APM. Prodhuesi i metaleve të fabrikuara, ndodhet po ashtu në Patos, dhe operon prej rreth 6 vitesh.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0