Shkencëtarët në Zvicër kanë arritur një rekord të ri efikasiteti për “qelizat diellore transparente” - Business Magazine Albania

Shkencëtarët në Zvicër kanë arritur një rekord të ri efikasiteti për “qelizat diellore transparente”

E gjithë ajo dritë natyrale që “rrjedh” nëpër dritaret tuaja një ditë mund të bëjë shumë më tepër sesa t’ju ndriçojë shtëpinë tuaj.

Shkencëtarët në Zvicër kanë arritur një rekord të ri efikasiteti për “qelizat diellore transparente”, duke hapur rrugën për dritaret që të gjenerojnë energji elektrike që mund të ndihmojnë në furnizimin me energji të shtëpive dhe pajisjeve tona.

Versionet e mëparshme të DSC-ve mbështeteshin kryesisht në rrezet e diellit direkte, por shkencëtarët në École Polytechnique Fédérale de Lausanne (EPFL) kanë gjetur një mënyrë për të bërë fotosensitizues transparentë – molekula që mund të aktivizohen nga drita – që mund të “absorbojnë” dritën në të gjithë spektrin e dritës së dukshme.

DSC-të janë transparente, fleksibël dhe mund të prodhohen në një gamë të gjerë ngjyrash për një kosto relativisht të ulët.

Këto panele diellore të tejdukshme tashmë janë duke u përdorur në çatitë, serra dhe fasada xhami.

Por pavarësisht faktit se dritaret gjeneruese të energjisë janë në treg për disa vite, një ankesë e përsëritur ishte kapaciteti i tyre i kufizuar për të gjeneruar energji elektrike në krahasim me “qelizat diellore tradicionale”.
Lexo: Të ardhurat e familjeve bien në zonën e OECD

Dhe përparimi i ri nga ekipi në EPFL së shpejti mund të ndihmojë në kapërcimin e kësaj pengese.

Falë një modeli të ri molekule, ato kanë rritur efikasitetin e konvertimit të energjisë së DSC-ve – me fjalë të tjera, përqindjen e energjisë diellore që shkëlqen mbi to dhe që shndërrohet në energji elektrike të përdorshme – duke arritur mbi 15 për qind në rrezet e diellit direkte dhe deri në 30 për qind në kushtet e dritës së ambientit.

Për referencë, panelet diellore komerciale aktualisht kanë një efikasitet mesatar prej rreth 20 për qind.

DSC-të e gjeneratës së re demonstruan gjithashtu “stabilitet operacional afatgjatë” prej të paktën 500 orësh.

Siç vlerësohet më tej, materialet që konvertojnë dritën e diellit në energji elektrike kanë një potencial të madh për të përmbushur nevojën në rritje të planetit për teknologji me kosto efektive të energjisë së rinovueshme. euronews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0