Superjahti Axioma i oligarkut rus Dmitry Pumpyansky i sanksionuar nga BE është shitur për 37.5 milionë dollarë pasi doli në ankand. Jahti u sekuestrua në Gjibraltar në shtator 2022, por me vendim gjykate doli në ankand, ndërsa blerësi i tij nuk ka dashur të identifikohet.
Shitja u bë pasi rezultoi se oligarku rus Dmitry Pumpyansky nuk kishte paguar një kredi prej 20.5 mln euro. Të ardhurat e shitjes ‘Axioma’, 72.5 metra i gjatë, do të shkojnë për shlyerjen e borxheve të anijes ndaj kreditorëve dhe do të jetë gjykata më pas që do të vendosë se çfarë të bëjë me paratë që do të mbeten.
Pumpyansky, 58 vjeç, ishte deri në mars pronar dhe kryetar i prodhuesit të tubave të çelikut OAO TMK, një furnizues i kompanisë ruse të energjisë Gazprom. Ai ka një pasuri prej 2 miliardë dollarësh sipas revistës Forbes dhe u sanksionua nga Britania dhe Bashkimi Evropian menjëherë pas pushtimit të Ukrainës.
Shitja e jahtit, me një pishinë, banjë dhe kinema 3D, krijoi interes të konsiderueshëm pasi ishte i pari që u shit në ankand pas sekuestrimit të shumë jahteve të tjera të sanksionuara të oligarkëve rusë.reuters
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.