Shfyrtëzoi inteligjencën artificiale për të klonuar zërin e një vajze – nëna e saj besonte se vajza i ishte rrëmbyer në SHBA - Business Magazine Albania

Shfyrtëzoi inteligjencën artificiale për të klonuar zërin e një vajze – nëna e saj besonte se vajza i ishte rrëmbyer në SHBA

Një nënë nga shteti amerikan i Arizonës, Jennifer DeStefano, mori një telefonatë nga një numër i panjohur dhe dëgjoi duke qarë vajzën e saj 15-vjeçare Brie. Mirëpo, nuk ishte vajza e saj, por një inteligjencë artificiale (AI) që ia imitonte zërin.

“Mami, u ngatërrova…”, tha zëri i vajzës në anën tjetër të telefonit para se zëri i mashkullit të fillonte të kërcënonte dhe të bënte kërkesa. Burri i tha nënës se i kishte rrëmbyer vajzën.

Rrëmbyesi i supozuar mësohet t’i ketë thënë DeStefanos se nëse e thërret policinë, ai do ta drogonte vajzën dhe do ta linte diku në Meksikë.

DeStefano tha se mund të dëgjonte vajzën e saj në sfond duke qarë dhe duke bërtitur “më ndihmo mami”. “Ishte 100 për qind zëri i saj. Nuk kisha dyshim se nuk ishte zëri i vajzës sime. Dhe mënyra se si ajo po qante ishte e njëjtë. Ishte rrëqethëse…”, tha DeStefano.

Rrëmbyesi i rremë kërkoi një milion dollarë për lirimin e vajzës 15-vjeçare dhe më pas e uli shifrën në 50 mijë dollarë.

Por, DeStefano e kuptoi se vajza ishte e sigurt vetëm pasi një mik i familjes telefonoi burrin e saj për t’i konfirmuar se të bijën e kishte në vend të sigurt.

Mashtruesi, i cili është ende duke u hetuar nga policia, duket se ka përdorur teknologjinë e klonimit të zërit të inteligjencës artificiale, e cila është bërë gjithnjë e më e aftë për të imituar zërat e njerëzve vitet e fundit. independent

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0